Të lumtur, në ekstazë narkohorrash se për të katërtin vit me radhë, bllokojnë negociatat, kurse qytetarëve ju thonë se ato u hapën”! – Këtë koment të ashpër i ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, fotos së mësipërme, ku shfaqen duke qeshur dhe zbavitur, kreu i Qeverisë Edi Rama në Nju Jork dhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, një gajasje kjo në një kohë kur populli shqiptar mësoi me pesimizëm, dhënien e një “PO-je me kushte” nga Gjermania për hapjen e negociatave me BE-në dhe pret me ankth, vendimin e shteteve të tjera.