ANGLI – Bonny, quhet qenushi i cili humbi hundën e tij, bishtin dhe njëren prej këmbëve gjatë mbijetesës së vështirë në rrugët e Rumanise.
Ende nuk dihet arsyeja e dëmtimeve të tij, por dyshimet janë se ato mund t’ja ketë shkaktuar një njeri.
Qenushi ishte marrë nga organizatat e kujdesit të kafshëve ne Rumani, dhe ato kishin vendosur ti bënin një injeksion dhe ti jepnin fund jetës së tij.
Por fatmirsisht për të, organizata e shpëtimit të kafshëve Beacon, nuk e lejoi atë të rumanisë ta vriste qenushin, dhe e mori në kujdestarinë e saj, në qëndrën e kafshëve në Angli.
Aty, Bonin e birësoi një vajzë, e cila u dashurua pas tij që në momentin e parë që i’a hodhi sytë.
Kate Comfort është emri i shpëtimtares së tij, e cila punon si një police në Angli.
Organizata e kafshëve ku mbahej qenushi, i përkiste shoqes së ngushtë të Kate, e cila kishte bërë një posti në facebook, për qenushin .
Ai ishte momenti i parë kur Kate e pa Bonin, dhe vendosi mos t’a largonte më kurrë nga rahët e saj.
E pyetur për reagimin e njerzëve kur e shohin qenushin, ajo u shpreh se nëse njerëzit kanë ndonjë problem me mënyrën se si ai duket, atëherë ky është problemi i tyre dhe jo i imi.
Jeta e qenushit ka ndryshuar totalisht, ai duket më mirë se kurrë dhe ndihet shumë i lumtur në shtëpinë e tij të re.
Kate gjithashtu shprehet se dhe jeta e saj është përmirësuar dukshëm me ardhjen e qenushit në jetën e saj.
Burimi: Metro.Uk