Grafisti i njohur, Avni Delvina, ka postuar në rrjet një punim ironizues të titulluar: Grafikë nga cikli “Selam Salaria i Kohëve Moderne.
“Kjo grafikë është dramatike sepse bën diferencën midis brezave dhe tregon revoltën tek brezi i moshuar ndaj b*thpambukëve të brezit të ri…
Selami kontemporan bëhet nervoz kur shikon që ngrihen komisione hetimore për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Të gjitha humbje kohe, e tërci e vërci”, shkruan grafisti Delvina.
Postimi i plotë i Avni Delvinës:
Grafikë nga cikli “Selam Salaria i Kohëve Moderne”
Kjo grafikë është dramatike sepse bën diferencën midis brezave dhe tregon revoltën tek brezi i moshuar ndaj bythpambukëve të brezit të ri…Selami kontemporan bëhet nervoz kur shikon që ngrihen komisione hetimore për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Të gjitha humbje kohe, e tërci e vërci…Dhe i kujtohet Koha e dikurshme, ose siç e quan ai, Koha e rregullit dhe e disiplinës…Në ato kohëra të lavdishme, Komandanti nuk pyeste as për Haxhi Lleshin e as për Haxhi Preshin, por krap me një të prerë gërshëre e mbyllte historinë…Dhe Selamit kontemporan i vjen ai afshi rinor që nuk shuhet kurrë, por që nuk mëshirohet në trupin e mplakur nga vitet…
Rrëmben kallashin dhe kapërcen kangjellat e Presidencës, dhe ju gërthet me të madhe të gjithëve, që nga Presidenti e deri tek roja : Përjashtaaaaaa !