Pas vendimit të Gjykatës, e cila e dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 3.5 vite burg, që i konvertohen me shërbim prove, rezulton që Tahiri u shpall i fajshëm, por nuk do ketë as edhe një ditë heqje lirie. Këtë vendim, ai nuk e priti mirë.
Përshtypjet e para, menjëherë pas vendimit, Tahiri i ndau me gazetarët, por iu premtoi që të nesërmen do të kishte një konferencë për shtyp për të folur më gjatë. Të nesërmen Tahiri u shfaq te Hotel “Rogner” për të dhënë shpjegimet e tij. Por neve na ra në sy bashkëshortja e Tahirit, e cila me një veshje sportive dhe flokë të mbledhura, rrinte në shoqërinë e gazetarëve.
Foto të Saimir Tahirit dhe gruas së tij.
Marrë nga Panorama plus