Një 14-vjeçare humbi jetën, pasi telefoni që kishte vendosur në karikim, mbi jastëkun e saj, shpërtheu.
Ngjarja ndodhi në Kazakistan. Prindërit e adoleshentes e gjetën vajzën të vdekur në mëngjes.
Sipas ekspertëve telefoni ishte mbinxehur gjatë karikimit dhe në orët e para të mëngjesit shpërtheu duke dëmtuar rëndë në kokë 14-vjeçaren, të cilën e kishte zënë gjumi me telefonin afër kokës së saj. Vajza ishte duke dëgjuar muzikë dhe me tingujt e saj e ka zënë gjymi.
“Pajisja e saj ishte futur në një prizë elektrike”, tha policia.
Ajo besohet të ketë pësuar lëndime të rënda në kokë dhe vdiq menjëherë. Marka e telefonit nuk është bërë e ditur. Rastet e telefonave që shpërthejnë në karikim, por edhe në gjendje të lirë kanë ndodhur edhe më parë, megjithëse të rralla, duke u marrë jetën përdoruesve.