Operacioni po zhvillohet në ishullin grek Skopelou, i cili ndodhet në Detin Egje, përballë Turqisë.
Mediat vendase raportojnë se forca te shumta nga deti e toka po kontrollojnë ishullin e Skopelou në zonën e Sporadhes.
Në operacion janë përfshirë skafe nga deti dhe forca nga toka, të cilat me ndihmën e qenve nuhatës, janë duke kërkuar një sasi të madhe droge.
Nuk dihet nëse operacioni ka lidhje me kapjen e dy gomoneve ku janë kapur disa shqiptarë dhe që besohet se kanë qenë të ngarkuara me kanabis dhe heroinë.