VIDEO/ Anjeza Shahini i këndon vajzës këngë shqiptare, edhe pse ka lindur në Angli…

0
223

Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini u bë nëne për herë të parë në mars të këtij viti.

Këngëtarja solli në jetë një vajzë nga martesa me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Anjeza dhe Paul e pagëzuan vajzën me emrin Tori.

Këngëtarja publikon herë pas herë foto të vogëlushes por gjithmonë e kujdeshme që ajo mos të tregojë portretin e plotë të saj.

Image

Por edhe pse ka lindur në Angli vogëlushen Tori e zë gjumi me këngët shqiptare pasi Anjeza kujdeset që ajo ta mësojë që tani shqipen.

Në videon e postuar në Instagram, Anjeza shfaqet duke i kënduar Torit një nga perlat e muzikës shqiptare “O moj e bukura Arbëri”.

“Sa Tori është e vogël, kam shansin t’i këndoj dhe mësoj asaj këngën e vërtetë shqiptare, atë që rrjedh si burim i ujit të kulluar”, shkruan Anjeza.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here