Nuk ndalet mafia shqiptare e drogës. Vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar sekuestrimi i 617 kg kokainë e pastër në Brazil, ndërsa në Holandë policia sekuestroi rreth 13 milionë euro, e dyshuar si e ardhur nga trafiku i narkotikëve. Në rrjetin social facebook ka reaguar edhe ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani: “600 kg kokainë e pastër u kap në Brazil nën drejtimin e Policisë e Elbasanit. Po e pres një deklaratë të tillë”.
Statusi: