Policia greke zbardh detajet e operacionit në mes të detit me 6 ballë…

0
146

Policia greke ka dalë me një tjetër deklaratë për mediat ku dha detaje të reja rreth operacionit që çoi në sekuestrimin e një ton drogë dhe arrestimin e trafikantëve shqiptarë.

Sipas policisë greke, është arritur të shkatërrohet një rrjet kriminal i trafikut të mariuhanës dhe kokainës nga Shqipëria në Turqi. Në njoftimin e saj zyrtar, policia greke tha se në datën 25 shtator janë njoftuar për dy gomone që po tentonin të transportonin drogë drejt Turqisë.

“U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avione te FRONTEX ne verilindje te detit Egje.

Operacioni rezultoi ne kapjen e nje gomoneje dhe arrestimin e 3 personave qe ndodheshin ne te, te moshes 25, 42 dhe 42-vjec. Ne daten 29 shtator, u zbulua nje gomone tjeter me nje shtetas ne te ne zonen detare te Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjec. Per te njejten ceshtje jane ne kerkim edhe dy shtetas te tjere”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej ata sqarojnë se trafikantët lundronin në ditë me vranësira dhe erëra të forta dhe me det mbi 5-6 ballë. Po ashtu edhe gomonia përzgjidhej e madhe në mënyrë që të mbante sa më shumë drogë, e shpejtë dhe me skafistë të aftë.

Në datën 30 shtator policia greke gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 1 ton e 172 kg mariuhanë të ndarë në 106 pako. Sipas policisë, pikënisja e gomoneve është Vlora, gjë që tregohet edhe në hartën e publikuar prej tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here