Në prag të derbit të Italisë mes Interit dhe Juventusit, bardhezinjtë e kanë ndezur edhe më shumë sfidën, pasi kanë vendosur të apelojnë në Kolegjin e Garancive Sportive, çështjen e titullit të sezonit 2005-2006.
Kanë kaluar plot 13 vite nga koha e “Calciopoli”-t të famshëm, që përfundoi më zbritjen e Juventusit në Serinë B dhe dhënien e titullit të sezonit 2005-2006 Interit, por bardhezinjtë nuk janë pajtuar asnjëherë me këtë vendim.
Që prej asaj kohe drejtuesit juventinë kanë zhvilluar një betejë të gjatë ligjore, për të marrë mbrapsht 2 titujt e hequr pas “Calciopoli”-t, por pretendimet e tyre janë rrëzuar në të gjitha instancat.
Tentativa e fundit në Kolegjin e Garancive Sportive, në fakt nuk synon marrjen mbrapsht të titullit, por heqjen e tij nga Interi, për të mos iu dhënë asnjë skuadre, ashtu si u veprua me titullin e sezonit 2004-2005.
Kujtojmë që të dielën në mbrëmje, në “San Siro” do të zhvillohet përballja mes Interit dhe Juventusit, një sfidë ku të dy skuadrat do të tentojnë triumfin në fushën e lojës, në një sezon ku zikaltrit e kanë nisur pak më mirë