Nga shumë kërkime e studime që janë bërë në lidhje me këtë temë, është mëse e qartë që një jetë e shëndetshme seksuale ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës. Për qeniet njerëzore, seksi nuk shërben vetëm për t’u riprodhuar, ai na bën më të shëndetshëm, më të lumtur, më aktivë si fizikisht dhe psikologjikisht. Më poshtë do të gjeni 4 faktet surprizuese në lidhje me të mirat që sjell një jetë seksuale e shëndetshme.
1. Lufton ftohjet dhe gripin: Sipas një studimi në Universitetin e Ëilkes, SHBA, njerëzit që bëjnë seks mbi dy herë në javë kanë prirje që të kenë një sasi më të madhe të antitrupit imunoglobulina A (IgA) krahasuar me ata që bëjnë seks më rrallë. Ç’do të thotë kjo? Ky antitrup IgA është mbrojtësi kryesor ndaj të ftohurës dhe gripit, prandaj seksi është i shëndetshëm në këtë këndvështrim.
2. Redukton riskun e semundjeve të zemrës: Rezultatet e studimeve të shumta kanë treguar që një jetë seksuale aktive është e lidhur ngushtë me jetëgjatësinë. Më saktë, seksi ul rrezikun për atak kardiak apo sëmundje të tjera të zemrës.
3. Ul presionin e gjakut dhe redukton stresin: Një tjetër efekt pozitiv i çlirimit të hormonit të oksitocinës gjatë orgazmës është reduktimi i stresit. Sipas studimeve të ndryshme oksitocina kundërvepron ndaj efekteve të hormonit të stresit (kortizolit).
4. Përmirëson kontrollin e fshikëzës së urinës: Gjatë seksit vihen në lëvizje “muskujt e Kegelit” në pjesën e legenit, të cilët janë gjithashtu muskujt që mbajnë nën kontroll fshikëzën e urinës. Pra një jetë seksuale aktive, parandalon shfaqjen e problemeve me fshikëzën e urinës dhe me kontrollin e urinimit.