Boksieri i njohur ndërton shtëpi për të varfërit…

0
153
Empty old and young hands in black and white; Shutterstock ID 138123113; PO: aol; Job: production; Client: drone

Kampioni i botës në boks dhe njëkohësisht dhe senator i vendit, Manny Pacquiao, ka ndërtuar rreth 1000 shtëpi për njerëzit e pastrehë dhe të varfër të Filipinës.

Pacquiao, i rritur edhe vetë midis varfërisë ekstreme, ka pranuar se gjatë fëmijërisë së tij, ai ka fjetur edhe në kuti kartoni, apo në lecka të vjetra të gjëtura në rrugë.

Mamaja e tij ishte një femër e krishterë, e cila e rriti boksierin me rregulla të fortë fetarë, dhe dontë që ai të bëhej një prift kur të rritej.

Manny Pacquiao, boksieri kampion i botes.

Por, Pacquiao duke e ditur se puna e tij si prift nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për ta nxjerrë atë dhe mamanë e tij nga varfëria, i’u fut rrugës së boksit, e cila i rezultoi mjaft e suksesshme duke qënë se ai është shpallur kampion bote.

Pas suksesit të tij, ai vendosi të ndihmonte dhe të tjerët që nuk e kishin fatin e tij.

Në 2016, boksieri shpenzoi rreth 50 milionë dollarë në ndërtimin e një kompleksi të përbërë nga 1000 vila, të cilat do të vihen të gjitha në dispozicionin e njerzëve të pastrehë dhe të varfër të Filipinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here