Alban Rexha është një nga tetë të dënuarit nga Komisioni i Disiplinës, për incidentet që ndodhën në derbin midis Tiranës dhe Partizanit.
Rexha i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i Tiranës, ka bërë një dedikim me të vërtetë prekës në “Facebook”, për vajzën e tij. Në postim lexohet teksa, Albani i drejtohet vajzës së tij, duke i thënë se babai i saj nuk është terrorist, por është një njeri që beson në Zot: “Vajza ime të kërkoj falje që nuk jam pranë teje. Unë e di që të mungon qumështi, të mungon forca më e madhe, por ti mos u mërzit se Zoti do të ndihmojë. Gjithashtu edhe xhaxhi Goni nuk do t’iu lërë vetëm. Më fal, më fal, më fal Elif. Vetëm për ty mendoj. Mos e beso kurrë, ujku jot nuk është terrorist, por një njeri që beson shumë në Zot dhe nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. Elif, mos u tremb nga babai jot, se unë e di se kush është e vërteta. Do dënohem si një ultras i Tiranës dhe jo si terrorist. Të do shumë babi!”, shkruan Alban Rexha.
Së bashku me Albanin edhe 7 personave të tjerë iu është ndaluar hyrja për gjithë jetën në stadium, pasi akuzohen se ishin pikërisht ata shkaktarët për trazirat që ndodhën aty.