Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Estoni, me ftesë të Drejtorit Kolonelit Jaak Tarien, ka zhvilluar edhe një vizitë në Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shprehet se, me Drejtorin, Kolonel Tarien “patëm një bisedë mjaft konstruktive në lidhje me veprimtarinë e kësaj Qendre të Aleancës, dhe për mundësitë që ajo ofron për trajnimin e specialistëve shqiptarë të fushës.”
Në vijim postimi i plotë i Metës
I nderuar të vizitoja Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin, me ftesë të Drejtorit të saj, Kolonelit Jaak Tarien.
Patëm një bisedë mjaft konstruktive në lidhje me veprimtarinë e kësaj Qendre të Aleancës, dhe për mundësitë që ajo ofron për trajnimin e specialistëve shqiptarë të fushës.
Mbrojtja kibernetike, element tepër i rëndësishëm për mbrojtjen kolektive të NATO-s. ?? #WeAreNATO