Salianji “masakron” Fatmir Xhafajn: “Ndihmoi të vëllain për trafiqet…”

0
183

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për më shumë se dy orë në lidhje me hetimet për dosjen “Babale”.

Para trupës gjykuese Salianji  mësohet të jetë shprehur  se ka patur informacione të vazhdueshme se Geron Xhafa ka qenë i përfshirë në trafikim lëndësh narkotike, pasi ndihmohej nga vëllai ministër.

“Në PD merresha me denoncimet që vijnë. Materialin e mora nga gazetari Jetmir Olldashi. Materialin ma ka sjell në muajin tetor, pas një investigimi të bërë në disa fshatra të Vlorës. Përgjimin e kam publikuar i pari. Kishim informacione të vazhdueshme se Geron Xhafa ka qenë i përfshirë në trafikim lëndësh narkotike, për shkak të vëllait të tij ministër. Qytetarët na informonin se ai ndihmohej nga ministri Xhafaj”, ka thënë Salianji.

Duke vijuar më tej, ish deputeti është shprehur se Jetmir Olldashi i ka dorëzuar një material ku tregohej se si Fatmir Xhafaj si ministër e ndihmonte të vëllain.

“Olldashi më tha që po bënte një investigim të madh. Më ka sjellë një material se si Fatmir Xhafaj si ministër e ndihmonte të vëllain. Babalen sot e njoh, por më para nuk e kam njohur kurrë. E kam njohur vetëm në momentin kur ka ardhur me Jetmir Olldashin. E kam njohur kur ka kërkuar mbrojtje nga PD, në tetor 2017”, shtoi Salianji.

Salianji është bërë protagonist në çështjen “Babale” ku akuzohet vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafikim të lëndëve narkotike. Fillimisht me publikimin e rastit të Babales dhe më pas me publikimin e dëshmisë së Fredi Alizotit i arrestuari për kallëzim të rremë dhe njëkohësisht që pretendon se është vënë nën presion nga Drejtori i Policisë së Shtetit për të pranuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here