Biseda mbaron shpejt kur flasim me një të porsalindur.
Ata nuk thonë asgjë mbrapa. Ata nuk do të rënkojnë kur t’u thoni se do të bjerë shi, ose të buzëqeshin kur i thoni një shaka. Por kjo nuk duhet të pengojë një prind që përsëri të vazhdojë të komunikojë me fëmijën e tij edhe pse ai është vetëm një foshnjë e porsalindur.
Nëse ekziston ky “hendek komunikimi”, është problematike sepse gjuha dihet të jetë një nga parashikuesit më të rëndësishëm se si do të bëhemi më vonë në jetë, nga vitet e shkollës më të hershme në universitet dhe nga ana tjetër, edhe karriera juaj përcaktohet po nga ky faktor i rëndësishëm si është edhe komunikimi.
Për të lexuar, mësuar numeracionin bazë dhe madje për të artikuluar kujtimet, keni nevojë për gjuhë.
“Nëse komunikimi nuk është aty ku duhet të jetë, ju tashmë po filloni të ecni pas në garën e jetës,” thotë Kathy Hirsh-Pasek, e cila drejton Laboratorin e Gjuhëve të Foshnjave të Universitetit Temple në Filadelfia.
Kjo vonesë ndikon edhe në tru. Neuro-shkencëtarët tani janë në gjendje të tregojnë se si truri i përgjigjet ekspozimit të gjuhës së hershme.
Një grup, i udhëhequr nga Rachel Romeo, një neuro-shkencëtar dhe patolog i gjuhës së të folurit në Spitalin e Fëmijëve Boston, tregoi se bashkëveprimet bisedore mund të kenë një përfitim të dukshëm në zhvillimin e trurit edhe kur fëmija është një foshnjë dhe kur nuk është akoma e aftë të reagojë