Komisioni Venecias e tha qartësisht; Ligji i Pronave i vitit 2015 nuk e kthen pronën….

0
150

Nga Jorida Tabaku

Draft opinioni i Komisionit te Venecias i Publikuar sot perveçse rrëzon skemën e qeverisë për ligjin e Finalizimit të Procesit të transferimit të pronësisë jep dhe një vlerësim të rëndësishëm për Ligjin e Vitit 2015 të kompensimit të pronës.

Megjithëse nuk është në mandatin e tyre Komisioni Venecias i ka dhënë një përgjigje të merituar qeverisë që në 6vjet ka marrë mbi 3 iniciativa të kthyer në ligj me subjekt pronën.

Media raporton se në vendimin paraprak të Komisionit të Venecias evidentohet qartësisht problematika me kthimin e Pronës tek pronarët legjitim.

Komisioni vë në dukje çfarë opozita ka vite që e përmend. Qeveria nuk i rikthen pronën tek i zoti pasi dëshiron ta përdorë për interesa gjoja publikë, praktikisht i mohon një të drejtë të njohur pronarit duke e mbuluar me klauzolën publike që në thelb është interes privat i kryeministrit.

Kjo skemë e njohur për qytetarët e Tiranës sepse është përdorur rëndom nga kryeministri kur qe kryetar bashkie, është rrëzuar edhe nga Komisioni Venecias. Ligji i vitit 2015 nuk është eficent, nuk njeh konceptin e pronës dhe është dhe ka mospërputhje me konventat ndërkombëtare.

Mekanizmi i vitit 2015 është antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën e pronës. Beteja për pronën është një nga ato nisma që do të shndërrohen në ligje në interes të qytetarëve ditën e parë të PD-së në qeveri.

Zaptimi i pronës private e publike, ligjet speciale që cenojnë të drejtën e pronës, ligjet e teatrit dhe te aeroportit të Vlorës që shkelin dhe MSA-në, ligje si ai i investimeve strategjike dhe korporatës së investimeve që janë qartazi klienteliste edhe kanë cenuar rëndë të drejtën e pronës!

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here