“Kryeministri anti-europeist, që po hedh në erë integrimin”

0
155

Nga Tritan Shehu.

Sot Rama goditi rëndë aspiratën tonë drejt Evropës përpara 42 “deputetëve pupacë”, duke kërkuar të maskojë të vërtetën e bllokimit të integrimit tonë prej vitit 2015, duke fajësuar Evropën për këtë.

“Argumentat” e tij, “gjethja e fikut” që përdor, mungesa qoftë dhe e një reflektimi minimal për problemet e mëdha të vendit, që çuan së fundmi në 9 kushtet ndaj nesh, tregojnë se ai me koshiencë po dëmton këtë proces jetik.

Akuzat e ironitë provokative të përdorura përsëri sot ndaj vendeve të BE, janë të qëllimshme e flasin për një vizion të tij anti-europeist, për një strategji cinike të mbajtjes së Shqipërisë larg familjes evropiane.

E analizuar kjo në një kontekst më të gjerë të preferencave, lidhjeve strategjike apo të kushtëzimeve të tij nga vende lindore, plotësojnë dhe qartësojnë prioritetet politike të kësaj qeverie.

Pa dyshim këto janë në themel të deformimit të demokracisë sonë, të pushtetit autokratik që ai po konsolidon në Shqipëri për të sunduar këtu si një autokrat lindor.

Ky është objektivi i tij parësor, diametralisht i kundërt me vlerat e demokracisë perëndimore e evropiane, në të cilat ne besojmë, që u shfaq dhe sot si një ogur i keq për Shqipërinë.

Ky ogur rrezikon te behet realitet për aq kohe sa shqiptaret do ta lejojnë të avancojë pa reaguar masivisht e me energji për ta ndalur atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here