Reagim epik nga gazetari: Çmenduri e madhe se si Veliaj e shet…

0
237

Gazetari Aulon Kalaja ka ngritur shqetësimin në lidhje me propagandën e ekzagjeruar të kryebashkiakut Veliaj.

Në një studio televizive ai ka komentuar një postim të tij, ku shfaqte me foto lyerjen me vija për të ecur fëmijët në një rruge në qendër të Tiranës. Kalaja shprehet se nëse ky rast do të ndodhtë në një nga vendet skandinave, kryetari i bashkisë do merrej si pacient dhe do trajtohej nga një psikolog.

Kalaja është ndalur dhe tek fjalët e Veliajt me të cilën ka shoqëruar foton. Sipas gazetarit, është e çuditshme sesi Veliaj u bën thirrje femijëve për të ndaluar në vijat e bardha, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, ku trafiku bëhet pirg makinash.

“Lajm i madh/Bashkia e Veliajt lyen vijat e bardha te nje rruge!
Me kete postim ne facebook, te Kryetarit te Bashkise Tirane Erion Veliaj, u perballen qytetaret e Shqiperise, pasi ishte bere nje pune e jashtezakonshme nga ekipi i tij. Pune e tille as nuk ishte pare dhe as ishte degjuar me pare. Deri ne ato nivele kishte shkuar puna, sa qe stafi i tij “kishte mare per kot”, sipas Veliajt. Kjo gje eshte e paimagjinueshme ne boten e qyteteruar. Propagande e shfrenuar, por primitive. Sic thote populli, “t’a hash sapunin per djath”. Imagjinoni Kryetarin e Bashkise se New York, Paris ose Bruksel, te beje nje postim, ku t’i tregojne qytetareve te tyre se kane lyer vijat e bardha te nje rruge. Nese ky rast do kishte ndodhur ne bashkite e vendeve skandinave, per shembull ne Suedi, Kryetari i Bashkise do merej si pacient dhe dhe do te trajtohej nga nje psikolog.
Por fjalia me e cuditshme eshte ajo kur Veliaj i ben thirrje qytetareve, qe per te shijuar kete mrekulli qe ia ka bere, duhet te ndalojne aty dhe te ecin ngadale. Imagjinoni t’i besh thirrje femijeve per te ndaluar ne vijat e bardha, ne nje nga rruget me te frekuentuara te kryeqytetit, ku trafiku behet pirg makinash. Cmenduri e madhe se si e shet nje “pune” qe nuk eshte pune. Kemi afro 7-vjet qe perballemi me kete propagande Rama-Veliaj, nderkohe qe na e shesin Shqiperine per nuse, nuk eshte gje tjeter vecse nje plake me buzekuq.
Ne rast se Kryetari i Bashkise Tirane do na kishte zgidhur ceshtje e ujit, at’here meritonte nje “bravo”, por te besh “urra” per vijat e bardha te nje rruge, kjo ndodh ne Tiranen e 2019.
Ky do te mbahet mend si nje nga postimet me te dobeta te Erion Veliaj.” – shprehet Kalaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here