Vendi në krizë të shumanshme!!! Kryemadhi: Bundestagu e la sërish derën hapur për Shqipërinë…

0
139

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë për Report TV.

Sipas saj, vendi është në krizë të shumanshme.

Më poshtë intervista e plotë e Monika Kryemadhit:

Me sa duket se 9 pikat e Bundestagut Gjerman, mund të jenë ato që mund të zgjidhin ngërçin politik në Shqipëri…

Kushtet e Bundestagut janë shumë të qarta. Kushtet e Bundestagut janë një ‘RoadMap’ i të gjithë hapave që duhet të ndjekë politika shqiptare për të nxjerrë vendin nga kriza. Dhe një nga kushtet është reforma zgjedhore që ne e trumbetojmë aq shumë. Por nuk është vetëm ajo, janë dhe shumë procese tëtjera që e bëjnë të domosdoshme futjen e vendit nëullijtë e kushtetutës. Ne në fakt artikulojmë me narrativat tona politike, pavarësisht nga kjo në fund të ditës ne duhet të na ngërthejë përgjegjësia politike dhe përgjegjshmëria ndaj qytetarëve për t’i dhënë shqiptarëve një shans dhe një mundësi për të tejkaluar këtë krizë qëështë një nga krizat më të rënda që po kalon Shqipëria sot. Nuk është vetëm krizë ekonomike, nuk është vetëm krizë shoqërore është dhe një krizë institucionale, ku ka rënë i gjithë sistemi. Në qoftë se në 1997 ra sistemi i godinave, pra u dogjën, sot ne kemi godinat dhe fasada shumë të bukura por nuk kemi thelbin dhe brumin brenda të institucioneve shtetërore. Ky një nga problemet kryesore që ka sot Shqipëria dhe Bundestagu na e ka bërë shumë të qartë. Kjo është një pjesë sepse procesi do të mbyllet në 17-18, duhet të shprehet Franca që nuk është shprehur akoma, Holanda që kishte një reagim shumë radikal. Por ajo që mendoj qëështë shumë e rëndësishme është që Bundestagu e la sërish derën hapur për Shqipërinë dhe shqiptarët duke vendosur para përgjegjësisë klasën politike.

Ju si LSI, a i trembeni një marrëveshje të fshehtë Basha-Rama?

Unë mendoj që ky koncept ekziston vetëm në pyetjet e gazetarëve. Nuk është çështje marrëveshjeje PD-PS, PS-LSI, PD-LSI nuk është më çështje marrëveshjeje këtu. Është çështja e hapave që do të ndiqen nga politikbërësit, kur them politikbërësit të gjitha forcat politike, si ato parlamentare dhe jo parlamentare. Kur vjen reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj. Vërtet miratohet një reformë zgjedhore por ajo duhet zbatuar, por si zbatohet një reformë zgjedhore? Me zgjedhje. Që tëshkosh në një proces zgjedhor. Nuk është çështje marrëveshje këtu është çështje dialogu. Institucionalizimi i dialogut. Ne akoma e mendojmë dialogun politik gjë që e ke kusht nga Bashkimi Europian që në propozimin e parë për hapjen e negociatave është dialogu politik. Dialogu politik është institucion. Ne duhet ta institucionalizojmë. Ne nuk kemi dialog politik. Vazhdojmë 30 vjet tranzicion. Pse kemi 30 vjet tranzicion? Sepse nuk kemi dialog politik. Ditën që politika shqiptare do ta institucionalizojë dialogun, ju do ta shikoni që nuk do të ketë më krizë politike dhe Shqipëria do të vazhdojë e sigurt drejt gjithë proceseve të saj për integrimin europian. LSI-ja nuk i trembet asnjë lloj marrëveshjeje, jo vetëm LSI dhe PD-ja dhe të gjitha partitë e tjera. Jemi shumë të qarta nëaxhendën tonë dhe në objektivin tonë. Objektivi ynëështë shumë i thjeshtë, t’ju japim njerëzve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbi të gjitha të krijojmë hapësirën e hapjes se negociatave për Shqipërinë.

Pak ditë më parë keni pasur një takim kokë më kokë me zotin Basha, mund të na thoni për çfarë folët?

Jemi në një proces për përgatitjen e strukturave të partisë në terren. E dyta, në ngritjen e grupeve të punës të cilat kanë filluar të ngrihen qëpo punojnë për platformën dhe paketën anti-krizë. Sepse paketa anti-krizë nuk është vetëm zgjidhja e uljes në tavolinë të opozitës memaxhorancën.  Paketa anti-krizë ka dhe situatën ekonomike. Sepse në fund të ditës shqiptarët nuk duan t’ia dinë foli Luli me Monën me Ramën apo nuk folën. Njerëzit duan a kanë punë nesër, a do kenë ujë në çezmat e tyre, a do kenë mundësi të paguajnë për shkollën e fëmijëve, për librat.  Ekonomia shqiptare sot jo vetëm është e rrënuar por është në një krizë, por çfarë do të shikojmë dhe do ta ndjejmë në ditët në vazhdim është që dhe vetë administrate dhe vetë institucionet shtetërore do të ngelen në nivelin zero për marrjen e pagave të tyre. Një informacion që kam, disa struktura të Policisë së Shtetit nuk kanë arritur të marrin pagat që duhet t’i merrnin në datën 1 tetor.

Duke u ndalur tek tryeza e reformës zgjedhore, ju si opozitë jeni paraqitur në tryezë vetëm nivelin teknik, a do të ketë mundësi që të merrni pjesë në nivelin politik, apo do të mbetet kushti për largimin e Damian Gjiknurit?

Damiani dhe shefat e Damianit duhet të dalin përpara drejtësisë. E dyta, ne nuk i kemi thënë kurrë jo dialogut për reformën zgjedhore edhe para se të digjnim mandatet. Po kanë qenë disa kushte të domosdoshme. Në momentin që ne do të shkonim drejt miratimit të reformës zgjedhore në fund të vitit 2018, doli skandali i famshëm i dosjes 339. Dhe si mund të shkojmë ne të miratojmë një reformë zgjedhore kur kishte një dosje 339 që kishte dy vite që mbahej e fshehur në prokurorinë e shtetit. Kur më pas doli 184, që në 2016 bënte xhiro bulevardit nga njëra zyrë e prokurorisë në zyrën tjetër dhe ndërkohë po përsëri tregonte skemën e deformimit, manipulimit, blerjes, kërcënimit dhe intimidimit të njerëzve për votën e tyre. Pra, reforma zgjedhore është një nga kushtet që ka opozita dhe nuk bëhet fjalë për atë që shkruhet e zeza mbi të bardhë, për ligjin për kodin zgjedhor apo për shumë procese të tjera që ne mund t’i diskutojmë në një tryezë. Problemi është, si mund të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sepse Shqipëria asnjëherë nuk ka pasur ligje të gabuara, ligjet e Shqipërisë janë shumë të mira. Por problemi qëndron tek funksionimi i strukturave të shtetit në zbatimin e ligjit. Ne nuk u paraqitëm në nivel teknikësh. Ishte një nivel teknik dhe politik. Po për të dhënë një sinjal që ne nuk jemi kundër dialogut dhe zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri.

Ju si LSI, çfarë kërkoni në këtë reformë të re zgjedhore?

Në jemi shumë të thjeshtë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo që vota e qytetarit të votohet dhe të numërohet ashtu siç hidhet në kuti por edhe ai të jetë i lirë për të marrë pjesë në një votim. Kjo është, kriteret e Copenhagen këto thonë, demokracinë dhe votimin e lirë dhe të ndershëm. Është shumë e thjeshtë, unë nuk mendoj që sistemi ynë zgjedhor ka çeduar nga kodi ynë zgjedhor. Sistemi ynë zgjedhor, mund të ketë përmirësime, patjetër që ka përmirësime sepse është votimi elektronik që shkurton procesin e votimit apo shkurton edhe kohën e numërimit. Mënyra nga më të ndryshme që hajde t’i diskutojmë, zvogëlimi i numrit të qendrave të votimit apo zmadhimi i numrit të qendrave të votimit, janë gjëra pafundësisht të cilat janë teknike por në fund të ditës, pa daljen përballë drejtësisë të dosjes 184 dhe 339, absolutisht shqiptarët nuk do të kenë besim në një proces zgjedhor sepse nëse shqiptarët nuk do të shikojnë ata që cenuan dhe rrënuan, masakruan procesin e 2017-ës dhe më pas mjafton të shikojmë votimet e 30 qershorit, por ajo është një etapë tjetër, do të shikojmë që Rilindja tregon që nuk e ka asnjëherë vullnetin politik dhe moral për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Që do të thotë, me Damian Gjiknurin pak a shumë…

Damiani është një ushtar i perandorisë së madhe. DamianGjiknuri nuk ka bërë asgjë pa urdhrin e shefit të tij. Është normale që Rama kërkon të largojë vëmendjen nga vetja e tij dhe të bëjë DamianGjiknurin rrufe pritësin por nuk ka më, as Damian, as Saimir, as Taulant që të bëhen rrufe pritës për të. Shkaku dhe koka e gjithë kësaj gjëje është Edi Rama dhe ai duhet të marrë përgjegjësi ashtu siç marrin të gjithë përgjegjësitë e tyre.

Ju si opozitë e bashkuar keni marrë një vendim që deri në datën 18 tetor, kur pritet edhe diskutimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë nuk do të keni protesta. Çfarë do të thotë, nëse do të ketë një përgjigje negative nga ana e KE për hapjen e negociatave, pritet që opozita t’u rikthehet protestave?

Unë nuk mendoj që është kjo, unë mendoj që ne jemi shumë të qartë dhe e gjithë opozita është angazhuar në maksimum për të pasur një “po” për hapjen e negociatave. Sepse një “po” e hapjes të negociatave është një kufizim jashtëzakonisht i madh i Edi Ramës. Sepse po u hapën negociatat, gjëja e parë që do të kthehen mbrapa do të jenë koncensionet, prandaj edhe Edi Ramës nuk i intereson hapja e negociatave sepse hapja e negociatave nuk të lejon që të konkurrosh  në ekonominë e tregut pa garë, pra që ti të japësh një koncension të drejtpërdrejtë dhe pa konkurrencë. Hapja e negociatave do të thotë luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që do të thotë se edhe institucionet e BE-së do të jenë ato të cilat do të ndjekin një proces të të gjithë kësaj situate në të cilën është vendosur. Kështu që, i vetmi njeri sot që mbijeton dhe merr oksigjen nga koncensionet, nga paratë e koncensioneve, nga krimi i organizuar, nga trafiku i drogës, ai është Edi Rama dhe ai do të bëjë çdo gjë për të anuluar hapjen e negociatave. Mos u çudisni, sepse deri më sot ka thënë që fajin e ka pasur opozita por mos u çudisni kur, pas datës 18, që unë uroj që të jetë hapja e negociatave me datë 18 dhe të jetë një “po” dhe të jemi bashkë me Maqedoninë sepse Maqedonia tashmë e mori dritën jeshile ndërsa ne vazhduam të ulemi në stol. Unë uroj që të na hapen negociatat dhe të jemi pjesë e saj por mos u çudisni se nëse do të ndodhë e kundërta, Edi Rama do të fillojë dhe do të ndërsejë të gjithë mediat dhe të gjithë opinionin që ka rreth e qark vetes së tij duke sulmuar BE-në dhe vendet që e urrejnë Shqipërinë.

Presidenti i vendit, Z. Ilir Meta njëkohësisht është edhe bashkëshorti juaj, si e sheh aksionin opozitar pasi ka qenë kryetari i parë I LSI-së, pra a është ai i kënaqur me aksionin dhe me vendimet që ju keni marrë?

Me thënë të drejtën nuk e pyes, di të them që është i pakënaqur për çështjen e mandateve, sapo hapim sytë në mëngjes, nuk fillojmë me ‘mirëmëngjes, si fjete’ por ‘pse i dogjët mandatet’ kështuqë, për sa i përket kësaj gjëje, meqenëse pyetët edhe si ish-kryetar i partisë edhe si bashkëshort njëkohësisht. Ndërsa përsa i përket si President, të jeni të bindur që përsa i përket aksionit opozitar unë nuk ndaj asgjë me të. Sepse ajo çfarë unë jam e angazhuar në tryezën e opozitës vjen si rezultat i vendimmarrjes me strukturat e partisë dhe më pas ajo reflektohet në tryezën e partive politike të frontit opozitar.

Si ju duket raporti paraprak i Komisionit të Venecias për shkarkimin e Presidentit?

Nuk më krijon asnjë lloj ndjesie, ai është një draft paraprak, mund të them që unë nuk jam një juriste që ta analizoj. Më duket si një deklaratë politike, pavarësisht nga kjo unë nuk jam e aftë për të gjykuar personat që e kanë hartuar atë draft. Ajo që më bën përshtypje është që, me sa kam lexuar në letrën e Z. Ruçi, nuk është kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit por është kërkuar një opinion vetëm për dekretet e Presidentit. Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencën e tij duke dhënë edhe një argumentim më të madh se ç’duhet, pra ka kaluar pyetësorin e tij, ka dalë në 30 qershor. Kështu që kemi një President që ka tejkaluar kompetencat, kemi edhe një Komision të Venecias që ka tejkaluar kompetencat. Kështu që, unë di të them që për mua, Komisioni i Venecias mos të harrojmë ka dhënë edhe një sugjerim në 2016-ën ku Shqipëria nuk duhet të qëndrojë asnjë ditë pa Gjykatë Kushtetuese. Ne kemi hyrë në vitin e tretë pa Gjykatë Kushtetuese kështu që Komisioni i Venecias është një sugjerim që kush të dojë e merr parasysh. Mendoj që është më shumë një anije letre në furtunën e gotës, në mënyrë të tillë për të larguar vëmendjen nga kushtet e Bundestagut.

Komisioni i Venecias nuk është vendimmarrës, mund të jetë orientues për Komisionin  e jashtëligjshëm, por ndërkohë që ky Komision e ka nxjerrë të jashtëligjshëm komisionin parlamentar  për çështjet e dekreteve, por nga ana tjetër e vetmja gjë që ne kemi përpara syve tanë dhe në tavolinë secili nga ne , janë 9 kushtet e Bundestagut, të cilat urojmë të mos shtohen nga vendet e tjera, të  ngelen aq, sepse po të shtohen dhe kushtet e tjera përsa i përket azilkërkuesve shqiptarë që është shtuar në 2018 nga Franca, do të jetë një problem shumë i madh sepse vazhdojnë akoma sot shqiptarët përgatiten çdo ditë e më shumë në kurset e gjuhëve të huaja për tu larguar nga Shqipëria dhe për të ofruar dijet e tyre në vendet e tjera.

Nëse maxhoranca arrin të shkarkojë Presidentin Meta nga detyra e tij ju si Kryetare e LSI a jeni e gatshme t’ia leni tryezën tuaj?

Po unë nuk kam pse t’ia lë, unë jam votuar. Varet se ca qëndrimi ka z.Meta e para dhe e dyta unë jam sfidante nuk i lë gjërat në mes të rrugës. Mund t’i lë gjërat në mes të rrugës vetëm si një nënë që mund të sakrifikojë gjithçka dhe jam e detyruar të marr rolin e nënës ose për arsye shëndetësore. Por të jeni të bindur që as njëra dhe as tjetra nuk besoj se mund të ndodhin.

Znj.Kryemadhi  në media flitet se pas protestave të shkurtit deri në qershor mund të themi, duket se ka një zbutje të opozitës përsa i përket kërkesës së saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me kërkesën e vetme për largimin e Edi Ramës…

Nuk ka zbutje, ka një ndryshim të qëndrimit të ndërkombëtarëve dhe ju duket njerëzve sikur ka zbutje opozita. Opozita nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e saj, ka djegur mandatet, ka bërë platformën e saj anti-krizë. Kemi një raport të OSBE-ODHIR, që hedh poshtë jo vetëm votimet e 30 qershorit por ka bërë një skaner të gjithë sistemit shqiptar dhe ndërkohë kemi sot 9 kushtet e Bundestagut gjerman, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me klasën politike por kryesisht kanë të bëjnë me mazhorancën. Dhe njerëzve ju duket sikur  jemi zbutur ne. Nuk jemi zbutur ne.

Sot Bundestagu gjerman ka folur me atë ç’fliste opozita në shkurt, që të gjithë na quanin ose na etiketonin si radikalë dhe refraktar, kur ndërkohë kemi një pozicionin të institucioneve ndërkombëtare të cilat kanë filluar dhe janë zgjuar. Për hir të së vërtetës opozita mori një vendim ekstrem politik që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ishte si të themi një vetëvrasje politike, është e vërtetë por nuk jemi bërë pishman në asnjë moment sepse sot e kësaj dite ne kemi një raport të OSBE-ODHIR që flet për reformën në drejtësi që përdoret nga qeveria dhe mazhoranca për të kërcënuar gjyqtarët që të japin vendime gjyqësore në favor  të tyre, kemi këtë raport që gjykon 3 herë, që nuk ka bërë vaki të thotë në 3 paragrafë  që prokuroria nuk ndëshkon krimin elektoral. Dhe mungesa e ndëshkimit të krimit elektoral intimidon qytetarët që të shkojnë të votojnë. Kemi një raport që çfarë do që ka ndodhur në zgjedhjet e Shqipërisë kurrë nuk është cituar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si një instrument politik.

Edhe në 1997 që raporti ka qenë po e njëjta ambasadore që ka bërë raportin e OSBE/ODHIR kundër zgjedhjeve të 1996 të Sali Berishës, pra në të gjitha proceset zgjedhore që nga 91’ deri në 2019 asnjëherë KQZ, nuk është anatemuar nga raportet e OSBE-ODHIR, si një instrument i kapur politikisht ose që është kthyer në një seksion politik partiak. Pra janë të gjitha gjërat ato që ne kemi thënë. Mos të harrojmë që ky raport na ka bërë një skaner të instrumenteve shtetëror dhe sesi është i gjithë procesi dhe sistemi. Por nga ana tjetër mos të harrojmë që 30 qershori dhe loja që bëri opozita për hir të së vërtetës , pritshmëritë që Edi Rama i karikoi ndërkombëtarët sikur opozita do bënte qametin dhe për hir të së vërtetës zgjedhje nuk kishte, kishte votime. Ky ishte një trik mund të themi që opozita përdori, pavarësisht se njerëzit pranë Ramës mund ta quanin tërheqje, sepse donin që ne të kapnim armët dhe të vrisnim policë shqiptarë, të vrisnim vëllezërit tanë socialistë. Sepse unë mund të them që një nga kushërinjtë e mi ka qenë komisioner i PS-së në një qendër votimi. Çfarë do të thotë kjo? Që do shkoj të vras kushëririn tim? A e kishte ky pushtetin në dorë? Se Sandër Lleshi kështu tha që situata ishte e menaxhueshme, atëherë si paskan pasur frikë këto? Populli paska qenë i qetë se këtë ka thënë SandërLleshaj për Komisionin e Venecias, që nuk kishte dhunë, nuk kishte frikë sepse ne e menaxhonim dhe e kontrollonim të gjithë situatën. Tani del dhe thotë që njerëzit nuk erdhën në zgjedhje se kishin frikë. Pra, kemi dy standarde. Dhe së dyti, duhet të kemi diçka parasysh: Merrni shikoni hartën e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë. Edi Rama në 30 qershor kishte shansin të vendoste edhe një vajzë 18-vjeçare për kryetare bashkie. Kudo. Dhe nuk e ndalonte asnjëri. Nuk do ta shante asnjëri. Se nuk u mor opozita të bënte fushatë kundër kandidatëve të z. Rama, përkundrazi.

Dhe Kodi Zgjedhor që ne kemi miratuar i jep mundësi çdo kryetari bashkie apo çdo listë kandidatë këshilltarësh, zgjidhet edhe në qoftë se merr pjesë edhe një votues. Pra, në çdo këshill bashkiak edhe po të kishte marrë pjesë 1 votues, kryetari i baskisë zgjidhej edhe me një votë, po ashtu edhe këshilli bashkiak. Pra, ky edhe pse kishte këtë lloj mundësie, nuk ndenji dot pa futur duart te kutia. Mblodhi prapë gjithë kriminelët me precedentë penalë. Pra sot stampën dhe vulën e Partisë Socialiste e kontrollon krimi i organizuar. Në Shkodër për shembull ti ke sa të duash burra dhe gra socialistë të ndershëm që mund t’i merrte. Po ashtu edhe në Vorë. Pra çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që ky njeri nuk shkëputet dot. Mirë kandidatët që zgjodhi, po duart pse i futi në kuti ky? Iu desh 1 muaj për të nxjerrë rezultatin duke qenë vetë Ali, vetë Kadi. Ky prapë, edhe kur është vetëm, nuk rri dot pa futur duart te kutia e votimit.

Pra, kjo është ajo që themi ne që: vesi del me shpirtin! Vesi i zgjedhjeve Edi Ramës nuk ka për t’i ikur deri në fund. Sepse ai ka frikë.Ai që kur nuk pranoi të hynte, duke qenë kryeministër, të hynte në një proces zgjedhor për kryetar partie, me Ben Blushin në Partinë Socialiste, do të thotë që ky nga procesi zgjedhor ka frikë, dhe ky kurrë nuk do të pranojë as reformë zgjedhore dhe kurrë nuk do të pranojë as proces zgjedhor. Prandaj me të drejtë opozita kërkon zgjedhje me një qeveri tranzitore. Pavarësisht se unë vetë si Monikë, personalisht kam komplet po themi qëndrim tjetër, por në logjikë, edhe në garancinë që u duhet dhënë qytetarëve, ky njeri nuk u garanton njerëzve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edhe socialistëve vetë ky nuk i garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe ky është një nga kushtet e domosdoshme, që një qeveri tranzitore, që garanton një proces, që kthen besimin te vota e lirë dhe e ndershme, do të jetë e domosdoshme. Por i vetmi njeri që nuk e garanton këtë gjë është Edi Rama.

Më datë 13 tetor do të kemi zgjedhje?

Ne kemi kërkuar që të regjistrohemi faktikisht, por KQZ-ja ka shkelur të gjitha proceset. Pavarësisht se ne themi që injorimet që iu bëjmë  institucioneve dhe ligjeve, ka disa rrugë. Për t’iu shmangur ligjeve ka disa mënyra, është ligji që të krijon mundësinë e interpretimit dhe të zvarritjes në kohë, është edhe rruga tjetër që ti e injoron dhe thua harrova. Por ka dhe një rrugë tjetër, që ti me koshiencë të plotë e kundërshton. Në rastin e tillë, me argumentim, do të vijë një ditë që përgjegjësia për mos botimin në fletoren zyrtare të dekretit të Presidentit, përgjegjësia e anëtarëve të KQZ-së të cilët marrin verdiktin e një Gjykate Kushtetuese apo dhe të shumë të tjerëve.

Sepse Kolegji Zgjedhor nuk është marrë me dekretin e Presidentit, sepse nuk është përmendur fare në zbardhje, por ky është një problem tjetër që hyjmë pastaj në historitë dhe në tregimet e gjata të drejtësisë. Janë procese të cilat një ditë do të marrin një përgjigje, sepse precedenti i moszbatimit të ligjeve të shtetit është një precedent shumë i rëndë dhe në fund të fundit ligjet dhe Kushtetuta për çfarë janë bërë? Janë bërë për të mos u shkelur nga njerëzit dhe për tu respektuar. Njerëzit që në mënyrë flagrante dhe arrogante i shkelin dhe i injorojnë, në mos sot, nesër do të përgjigjen përpara drejtësisë.

Ju si opozitë, kur jeni e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme?

Ne kemi qenë gati gjithmonë. Opozita ka qenë e gatshme gjithmonë për të shkuar në zgjedhje, pavarësisht po themi gosipeve që hidhen poshtë e përpjetë, edhe mungesës së informacionit për hir të së vërtetës që ka Rama nga opozita. Sepse ndryshe nga herët e tjera, është një strategji më e organizuar dhe më hermetike. Sepse rrjedhja e informacioneve ka qenë gjithmonë ajo që i ka dhënë Ramës mundësinë  marrjes dhe të lëvizjes. Për hir të së vërtetës nëpërmjet sistemit të përgjimeve që ka, nëpërmjet sistemeve të netëorkut që ka, të gjithë funksioneve të Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ, të gjithë strukturave të ushtrisë. Neve një video na del në televizion dhe kompania e cila është e licencuar nga Endri Fuga na e heq të drejtën, heq fytyrën time dhe zërin tim sepse paska ai të drejtën e thënieve të mia që them unë në televizionin tuaj, dhe nuk e paskam unë. Ma heq mua nga Facebook-u dhe nga rrjetet e mia sociale. Me ç’të drejtë? Kjo sepse nuk do që të shpërndahet një video e një opozitari. Ama kur janë videot, intervistat e qeveritarëve, apo të njerëzve që u pëlqejnë Edi Ramës nuk e paska ai të drejtën e autorit.

Pra kemi krijuar një lloj diktature që në pamje të jashtme duket inekzistente ose shumë elementare, por në thelb të saj është shumë e fortë. Që do të thotë ne jemi të gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje çdo ditë, por nuk është problemi për të mbyllur një proces dhe të hapim një proces tjetër krize, por është problemi që ne duhet ta mbyllim përfundimisht krizën politike dhe krizën e trancizionit politik. Pesë pikat e para që ne ja kemi propozuar në konferencën që me emergjencë të madhe u organizua për të vendosur opozitën, sepse kujtuan që ne ishim të papërgatitur. Por ne jemi gjithmonë gati, në çdo sfidë që hidhet nga pala e Rilindjes. Janë këto pesë pika, ato duhet të kthejnë një përgjigje se çfarë mendimi kanë për pesë pikat tona dhe më pas të vazhdojmë me etapat e tjera. Kështu që mendoj që tashmë është koha që të flasë maxhoranca, të flasë Rilindja se çfarë mendojnë ato për propozimet e opozitës.

Ju si një politikane me eksperiencë, si e shihni realisht dëshirën e politikës shqiptare për të zgjidhur këtë krizë? Përveç opozitës, çfarë shihni nga ish-kolegët tuaj socialistë?

Që të jemi të sinqertë, socialistët  e vërtetë, sepse ka dy tre grupime sot në Partinë Socialiste dhe nuk më takon po them që t’i bëj analizën asaj. Socialistët e vërtetë ndihen jo vetëm të zhgënjyer, por edhe të përdorur. Kur një socialist, i cili ka mbi 30 vjet që punon dhe voton për Partinë Socialiste, i kërkohet nga zyrat e shtetit 25 mijë euro bakshish për të marrë një leje ndërtimi apo për të marrë një zhvillim, është shumë e rëndë. Ndihet shumë i fyer, se hajde kur ja kërkon dikush i një partie tjetër, se ne u mësuam me këtë metodë pune. Por pastaj Rilindja, që vjen pa asnjë lloj kontributi, pa asnjë lloj background-i politik, pa asnjë lloj po themi respekti ndaj historisë së Partisë Socialiste, sigurisht që ata nuk ndjejnë asnjë lloj dhimbjeje. Do ta mjelin. Siç milet lopa, dhe pastaj do të marrin qumështin dhe do të ikin e nuk do e kthejnë më kokën pas. Pastaj janë grupet kriminale të cilët po e përdorin partinë Socialiste si një mburojë dhe një trampolinë për të implementuar paratë e tyre në ekonominë shqiptare dhe për t’i legalizuar ato. Pra janë 3 grupe, që për hir të së vërtetës do ta kenë shumë të vështirë që të mbijetojnë me njëri tjetrin.

Grupi i parë i socialistëve po vjen duke u pakësuar dhe reduktuar çdo ditë e më shumë, edhe pse pas mbijetesës së fortë të individëve të caktuar në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, për shkak të kohës, për shkak të historisë, për shkak të memories, për shkak të origjinës familjare. Dhe çdo ditë e më shumë po reduktohen e po tkurren. Grupi i dytë është grupi i cili po shtrihet si një lloj metastaze që vjen pa asnjë lloj kontributi, mjafton të shikosh qeverinë e Ramës të cilët janë njerëz pas asnjë lloj kontributi, pa asnjë lloj përgjegjësie dhe pa asnjë lloj angazhimi ndaj elektoratit që kanë votuar socialistët. Dhe grupi tjetër që është një grup drejtues sot aktualisht, që të gjitha degët e Partisë Socialiste në qarqe dhe në rrethe drejtohen nga këto lloj grupe kriminale në zonat e influencës, nëpërmjet emërimeve në postet dhe drejtoritë kyçe, të njerëzve të tyre, për të zhvilluar dhe për të ecur më pas pastaj me planet e tyre për të ardhmen.

Hera e fundit që keni komunikuar me zotin Rama kur ka qenë?

Nuk e mbaj mend. Pas 2015-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here