Eli Fara vijon të mbetet një nga figurat më të dashura të ekranit dhe të fushës së saj, këndimit.
Ditën e djeshme këngëtarja e talentuar ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites ‘Ftesë në pesë’, nën moderimin e Bieta Sulos.
Kjo e fundit nuk ka nguruar t’a pyesë Elin lidhur me vajzën e saj simpatike, Marina Farën.
Pyetja që iu drejtua artistes ishte mbi bashkëshorin e ardhshëm të vajzës.
“Do doje një dhëndërr me gjëndje të mirë financiare dhe problematik, apo një dhëndërr jo në gjëndje të mirë dhe një njeri fantastik?”
Ka qenë kjo pyetja së cilës Eli iu përgjigj duke thënë se rëndësi ka njeriu.
“Nje qe të dojë Marinen, t’a beje super te lumtur, nuk ka rëndësi gjëndja financiare. Keq nuk do t’a doja. Të tjerat janë pjesë e dashurisë, të bjerë në dashuri ske çfarë i bën”,-ka përfunduar Eli.
Ajo më tej ka shtuar se do të donte t’a shihte vajzën në një familje të kompeltuar dhe të madhe.