Majko deklaratë thumbuese për Ramën: Ideja e ndarjes së territorit të Kosovës me Serbinë erdhi nga Beogradi

0
138

 

Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, deklaroi sot në “Top Talk” se ideja e ndarjes së territorit të Kosovës me Serbisë ishte shqetësuese për Tiranën. Ai tha se kjo ide nuk erdhi nga Prishtina, por nga Beogradi.

“Nuk më pëlqen që nga Tirana të dalin kompetentë për çfarë ndodh në Prishtinë. Dhe nuk më pëlqen që nga Prishtina të dalin disa kompetentë që të flasin me kompetencë të plotë se çfarë ndodh në Tiranë. Mendoj se jemi ende herët që të flasim me kompentecë se çfarë po ndodh në Prishtinë. Kjo historia e “kompetentëve” duhet parë me shumë kujdes. Mendoj që kë më shumë mund të prishë punë sesa të rregullojë punë. Sa i përket çështjes së kufirit ishte një çështje që shqerësoi të gjithë klasën politike, por jo vetëm Prishtinën dhe Tiranën, por edhe më gjerë. Mendoj se ishte një mënyrë që nuk vinte nga Prishtina, por nga Beogradi zyrtar. Kur të gjithë në Bruksel dhe në qendrat e rëndësishme të Evropës e shohin Beogardin me kujdes, kjo nuk orientohet nga pesha e vërtetë gjeopolitike që ka Beogradi, por pas Beogardit qëndron “Ariu i madh”, -u shpreh Majko.

Qëndrimi i Majkos kundër ndarjes së Kosovës kritikon direkt qëndrimet e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka qenë një nga mbështetësit e kësaj ideje së bashku me Presidentin Hashim Thaçi dhe presidentin e Kosovës, Aleksandër Vuçiç.  Edhe më serioze për pozicionin e Ramës në këtë histori është deklarata e Majkos se pas Beogradit qëndron “Ariu i madh”, pra Rusia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here