Reagim i fortë nga Nishani: Rama ka formim nën mesatar…‘Venecia’ foli politikisht!!!

0
167

‘Shigjetave’ të kryeministrit, Bujar Nishani u është përgjigjur duke e sulmuar dhe cilësuar Edi Ramën si një njeri me formim nën mesataren në jurispudencë dhe ekonomi.

Ai kujton bisedat kur ishte President me kryeministrin e sotëm dhe shprehet se ‘Kthimi i xhevapit për Ramën nuk ka rëndësi për postin që kam tani, por në të ardhmen opinioni mund të njihet… Ne kemi pasur një kryeministër që ka një formim nën mesataren në jurispudencë dhe ekonomi.

Nuk dua të tregoj ato që kanë qenë brenda zyrës diskutimet mes kryeministrit dhe Presidentit, por mund t’u them vetëm këtë, që ne kemi një kryeministër që në nivelin e kulturës mesatare ekonomike dhe juridike është i paarrirë’ tha ai në Report Tv, ku nisi sot emisioni më i ri politik ‘Pa Protokoll’.

Por a janë regjistruar ato takime në Presidencë? ‘Jo, jo vetëm takimet zyrtare për cështje zyrtare’ tha Nishani.

Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Komisioni i Venecias gaboi në draftin mbi Metën duke e cilësuar si mesazh politik evidentimin se kreu i shtetit shqiptar tejkaloi kompetencat me anulimin e 30 Qershorit.

‘Unë e kam lexuar si qytetar i interesuar për zhvillimet. Mos prisni nga unë të bëj komente rreth komenteve të presidentit mbi disa komente të Komisionit të Venecias. Është e drejta e presidentit të mbajë qëndrimin e tij, por në gjykimin tim, presidenti ka shkuar te dy gjëra, që janë të rëndësishme, njëri është mesazhi i artikulimit ligjor brenda konturit, megjithëse unë kam pikëpamjen time, që nuk është strikt institucionale por mund të japë këshillë ligjore kur ia kërkon gjykata Kushtetuese.

Kemi një qëndrim ligjor ku thuhet se nuk ka vend për shkelje të rëndë për të shkarkuar Presidentin. Ka edhe një mesazh politik, që nuk duhet të dilte nga komisioni i Venecias. Komentimi se ka tejkaluar kompetencat është argumentim politik dhe jo ligjor.

Përderisa jemi në kontekstin e një lufte politike. Të gjitha aktet e shumicës janë të motivuara politikisht. Nëse jemi pa gjykatë Kushtetuese, përgjegjësi kryesor është kryetari i shumicës, ai njeri duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Nuk ka asnjë qeveri në vendet demokratike, që një qeveri të këtë qeverisur pa kontrollin e institucioneve. Artikulimi i komisionit të Venecias përtej asaj që iu kërkua, kur thotë se ka tejkaluar kompetencat ka bërë interpretim politik’ tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here