Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec. Gazetarja e “BlakanWeb”, Lorena Kodra raporton se nënë e bijë janë mbytur në rezervuarin e Alarupit në Pogradec.
Burime nga vendngjarja i konfirmuan faktin gazetares se vajza e vogël 10 vjeçe ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nënë ka hyrë për ta shpëtuar, por kjo përpjekje ka rezultuar fatale edhe për të.