Limaj pas votimit: Shprehni vullnetin tuaj të lirë, për t’i dhënë mundësi dhe shans vendit…

0
114

Fatmir Limaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA – PSD – AKR, ka dhënë votën e tij, në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Pasi votoi, Limaj tha para mediave, se qytetarët sot duhet ta shprehin vullnetin e tyre të lirë.

“Sot shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që ka çdo qytetar i Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, për t’i dhënë mundësi dhe shans vendit.

Jam i bindur, shpresoj dhe pres që vota sot e qytetarit do të jetë siguri e vendit, perspektivë, mundësi e jashtëzakonshme për t’i bërë hapat e duhur. Dhe kjo mundësi të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe ftoj që të gjithë ta shfrytëzoj këtë të drejtë në këtë ditë me diell. Dhe sonte në mbrëmje të kemi një rezultat që do t’i siguronte një perspektivë dhe siguri vendit tonë”.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here