“Nderin e vajzërisë time më detyroi t’ia tregoja…”, historia tronditëse e Rigelës

0
219

I janë dashur plot 13 vite martesë mes dhunës fizike e psikologjike për të marrë vendimin që të divorcohej. Ka qenë një rrëfim i trishtë mes lotësh ai i Rigelës, 31-vjeçares nga Lushnja e cila ka treguar peripecitë e jetës në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” në televizionin Klan.

Hallet e saj nisën që ditën e parë kur u fut nuse në shtëpinë e ish-bashkëshortit dhe në atë kohë ajo ishte thuajse fëmijë, pas mbarimit të klasës së tetë. Burri kishte filluar që në fejesë të shfaqte shenja të një xhelozie ekstreme, por që për shkak të mentalitetit, Rigela nuk mund të bënte hapa pas.

Në natën e parë të martesës, bashkëshorti e kishte detyruar Rigelën që t’i çonte vjehrrës çarçafin për t’i provuar se ishte e virgjër. Për nusen e re, ky ishte poshtërimi i parë që i bëhej dinjitetit të saj dhe që më pas do vijonte me dhunë e kërcënime.

Ky i fundit, sipas Rigelës, e ka kërcënuar dhe me armë se do ta vriste. Sipa saj gjithçka vinte nga xhelozia e tij e sëmurë, e pohuar së fundmi edhe nga familjarët e ish-bashkëshortit të cilët kanë thënë se ai vuante nga depresioni.

Duke shpresuar se gjërat do ndryshonin për mirë, Rigela kishte pranuar të bënte dhe dy fëmijë me atë person. Ajo ka shpërthyer në lot, teksa tregonte në studio se si kohët e fundit kishte abortuar tre herë sepse nuk donte të kishte më fëmijë të tjerë të cilët do rriteshin në një ambient të tillë familjar.

Ka qenë pikërisht aborti i fundit, momenti kur Rigela e sëmurë në spital po luftonte me jetën, koha kur ajo ka vendosur që të divorcohet nga i shoqi.

Por nga e gjithë kjo histori, nuk është lënduar vetëm ajo dhe fëmijët, por edhe prindërit e saj. Sa herë gjërat acaroheshin mes çiftit, Rigela “përplasej” tek prindërit Sulejman e Lutfije të cilët i hapnin derën. Sipas saj, ngjarjet e ndodhura i kanë bërë dhe ata të ndihen të turpëruar e kokëulur përballë opinionit.

Kjo ishte dhe arsyeja që i kishte ftuar në “Ka një Mesazh për Ty”. Përtej falenderimit për 13 vitet që ata e kanë ndihmuar, Rigela u ka bërë dhe një premtim që nuk do kthehej më kurrë me ish- bashkëshortin, që të mos i shkaktonte më vuajtje vetes e njerëzve të dashur të familjes.

I përlotur dhe i emocionuar, Sulejmani i është përgjigjur të bijës që do kujdesej përherë për Rigelën dhe dy fëmijët. “Ti prej nesh e ke derën hapur, ti je goca jonë. Sido që të ndodhin rrethanat ti je goca ime. Derën e ke hapur me gjithë fëmijët. I rris unë, gjyshi dhe pensionin tim do e marrin ata të dy” është shprehur babai i Rigelës.

Kjo e fundit ka dashur t’u japë një mesazh edhe të gjitha femrave që mund të gjenden në pozitat e saj që të mos e lejojnë veten të bien pre e dhunës dhe e poshtërimit. Të mos ecin me mentalitetin që “po u ndave mbetesh në derë” e as të bëjnë sakrificën e kotë që të qëndrojnë me një burrë të dhunshëm vetëm për faktin që “të ruajnë familjen”. “Nuk mund të rriten fëmijë të shëndoshë në një familje ku mbizotëron dhuna“, është shprehur ajo.

Rigela ka dhënë sot një mesazh të fortë për të gjitha zonjat që mund të gjenden në pozitat e saj. Nuk duhet toleruar dhuna në familje e as të shtyhet një bashkëjetesë e pamundur për hir të opinionit. Fatmirësisht ajo e ka një strehë të ngrohtë e plot dashuri pranë prindërve të saj Sulejman dhe Lutfije. /tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here