Vdekja e 50-vjeçarit në Vlorë ka tronditur familjen Mino, por dhe banorët e tjerë të zonës. Pas marrjes së lajmit në vendin ku ndodhi ngjarja ka mbërritur gruaja e tij, e cila kur ka mësuar se burri i saj kishte vdekur nisi të qante e të bërtiste.
Ajo është filmuar teksa ka shkuar në vendin ku gjeti vdekjen bashkëshorti i saj, Stavri Mino. “O Zot i madh, o Zot i madh…” dëgjohen britmat rrëqethëse të gruas së viktimës, ndërsa trupin e mori ambulanca.