Pjesë e programit e humorit ‘Klanifornia’ që startoi mbrëmjen e djeshme në tv Klan është dhe aktori i humorit Olsi Bylyku.
Olsi Bylyku njihet për imitimet që bën dhe kjo nuk është një e re për ne.
Por roli që ka spikatur ka qenë ai kur imitonte balerinën e njohur të motit Alba Hoxhën.
Publiku shkrihej së qeshuri me këtë rol mjaft interesant pasi Olsi vishej dhe sillej si bukuroshja e ekranit.
Që nga fustani e deri tek grimi, Olsi duket fiks si Alba në secilin imitim.
Këtë bëri sërish dje në Klanifornia, të cilën e ka treguar përmes një postimi në instagram.
“Ore ka lot po them”, -ka shkruar Olsi në postimin e tij ku duket duke imituar balerinën bukuroshe.
Dhe reagimi i saj nuk ka munguar po ashtu. “Avash se u këpute”,-ka shkruar Alba, e cila duket se është mësuar tashmë me këtë situatë dhe nuk i bën aspak përshtypje.