“Përgjegjësi për fëmijët tanë”, thirrja e LDK-së pak orë para mbylljes së qendrave të votimeve!

Lidhja Demokratike e Kosovës në ditën e zgjedhje iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin masivisht për të votuar.

Përmes një konference për media, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, përfaqësuesja e LDK-së, Doruntina Maloku u shpreh e gëzuar që procesi i votimit ka nisur mbarë me hapjen e gjitha qendrave të votimit.

Teksa u shpreh falënderuese për gatishmërinë e institucioneve përkatëse dhe të drejtësisë për angazhimin karshi këtij procesi zgjedhor, transmeton Kosova Press.

“Ne iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin masovikisht që të votojnë sepse vetëm kështu  marrim përgjegjësi për fëmijët tanë. Ne jemi të gëzuar që procesi ka filluar mbarë. Gjitha qendrat e votimit në tërë territorin e Kosovës janë hapur me kohë dhe jemi të bindur se kështu do të mbyllim këtë proces”, tha ajo.

LDK në këto zgjedhje ka rreth 2843 komisionerë dhe 5870 vëzhgues.

“Përgjegjësi për fëmijët tanë”, thirrja e LDK-së pak orë para mbylljes së qendrave të votimeve!

Si duhet lexuar caktimi i ambasadorit Grenell

“Përgjegjësi për fëmijët tanë”, thirrja e LDK-së pak orë para mbylljes së qendrave të votimeve!

Një test i ri i gjakut premton

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko