Gazeta e njohur: Biznesi i pros****cionit në duart e shqiptarëve!

0
129

Në një dekadë prostitucioni është rritur me 28% dhe ka arritur në 4 miliardë euro në vit ndërsa numri i klientëve është 3.5 milion.

Kështu e nis artikullin gazeta ‘La Stampa’ ditën e sotme.

Gjithashtu gazeta ka përmbledhur biznesin e prostitucionit në Itali me anë të një grafik ku ka shpjeguar  mekanizmin e rekrutimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit  që është në gjendje t’i shpëtojë kontrolleve.

“Me një prani të gjerë, pikërisht të mafies shqiptare në tregun italian të prostitucionit, siç shpjegohet nga raporti Save The Children, kontrolli i djemve që hiqen fillimisht si të dashuruar me vajzat e shfrytëzuara, është “total dhe i dhunshëm”.

Një organizim gjithnjë e më i efektshëm dhe i pamëshirshëm, i justifikuar nga rritja e fitimeve.

“Në fillimet e tyre, shqiptarët, kishin nga një vajzë që e gënjenin dhe e shfrytëzonin më pas si prositutë, pastaj ata mësuan teknika më të ndërlikuara dhe komplekse të manipulimit dhe tani ata arrijnë të menaxhojnë më shumë se një vajzë.

I tregojnë të njëjtën histori secilës prej tyre, e ato mashtrohen. Në këtë moment, i fusin ato në apartamente të ndara”, shkruajnë mediat italiane.

Në artikull shkruhet gjithashtu se në të gjithë Italinë numërohen 120 mijë skllave seksi që shumica e tyre kontrollohen nga shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here