Zgjedhjet në Kosovë, PDIU: ‘Kosova inspirim që pranvera shqiptare së shpejti dhe në Tiranë’!

0
233

PDIU ka pershendetur zgjedhjet ne Kosove dhe procesion qe u zhvillua pa probleme dhe me rregull.

Në një deklaratë për mediat në lidhje me zgjedhjet në Kosovë ku është shprehur, se Kosova dha nje leksion demokracie per te gjithe.

Deklarata e PDIU: 

‘Sot Kosova u zgjua plot shpresë pas një leksioni demokracie për të gjithë rajonin. KOSOVA INSIPIRIM QË PRANVERA SHQIPTARE SË SHPEJTIDHE NË TIRANË.

Urime VETVENDOSJES dhe Albin Kurtit për fitoren në zgjedhje dhe lus nga zemra që ai të rikthejë shpresën dhe besimin tek qytetarëte Kosovës e sa me shpejt Kryeministër. Kosova Republika më e re na dha të gjithëve një leksion demokracie:

1. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës, por ushtrim demokracie e zgjidhje për Krizat politike. Politikanët vënë atdheun mbi karriken e pushtetit.

2. Zgjedhje të lira të drejta e të barabarta dherezultat i nxjerrë brenda 4 orësh. Kujtojmë votimet moniste të 30 Qershorit, Rilindja garonte e vetme numëronte e vetme dhe ju desh 1 muaj të shpallte rezultatin Zgjedhor e të rakordonte shifrat.

3. Respektimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme e të barabarta janë produkt i respektimit të vullnetit të qytetareve nga politika e jo i Kodit Zgjedhor.

4. Demokracia funksionale duhet ndërtuar çdo ditë kundrejt mentalitetit autoritaris. Kosova është e para! Shqipëria e bashkuar është e para!’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here