Ndërkohë që gjendja aktuale politike në Britaninë e Madhe është teje delikate, histori për skanadale seksuale të Boris Johnson po përhapen në me mediat britanike.
Daily mail shkruan për një histori të një skandali seksual, që nëse arrihet të vërtetohet, kryeministri britanik është i rrënuar.
Bëhet fjalë për kohën kur Johnson drejtonte Bashkinë e Londrës, ku dyshohet se mund të ketë pasur një aferë seksuale me biznesmenen e teknologjisë, Jennifer Arcuri. Lajmi për një gjë të tillë kaq të rëndësishme dhe të bujshme njëkohësisht është konfirmuar nga miku i biznesmenes Jennifer Arcuri, Milo Yiannopoulos.