“Pastrimi në politikë”, paralajmëron Kabo: Ne do të shohim llahtare…’Politikanët veprojnë sipas kodit të mafies’

0
167

 Antropologu dhe profesori Përparim Kabo e ka konsideruar si ‘kod të mafies’ ciklin e akuzave të ndërsjellta të politikanëve dhe mos dhënien e llogarisë për akuzat që u bëhen.

I ftuar në “Top Talk”, Kabo u shpreh se kur të ndodhë pastrimi në politikë ne do të shohim llahtare.

“Kjo sjellje është sipas kodit të mafies, duke paralajmëruar njëri tjetrin në distancë: nëse unë kam përfituar në një tender, ti ke përfituar në një tender tjetër. Prandaj hajde të bëjmë një pakt dhe të mos i prekim këto plagë. Deklarimi i pasurisë dhe ligji antimafia i ka nxjerrë zbuluar. Kur të ndodhë pastrimi në politikë ne do të shohim llahtare”, tha Kabo.

Sa i përket procesit të rregullt zgjedhor të zhvilluar në Kosovë dhe problemeve që hasin zgjedhjet në Shqipëri, Kabo deklaroi: “Pyetja shtrohet: ore shqiptarë janë ata, pse i organizuan zgjedhjet? E para, sistemi proporcional, asnjë votë nuk humbet. Numërimi i votave në kohë reale. Forcat politike të përgatitura për të pranuar rezultatin. Atëherë, pse nuk ndodhin këto në Shqipëri? Këto nuk ndodhin sepse zgjedhjet prej kohësh e kanë humbur besueshmërinë nga të dyja palët, edhe nga ata që zgjidhen edhe nga ata që zgjedhin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here