“Rama nuk arreston dot veten!” “Ja plas” Ngjela: Duhet të largohet!

0
151

Avokat Spartak Ngjela thotë se hapja ose jo e negociatave lidhet me reformën në drejtësi. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Ngjela tha se kushtet e Gjermanisë kërkojnë eliminimin e klasës politike, duke përfshirë edhe Edi Ramën.

Sipas tij, Rama duhet të largohet pasi nuk po bën dot reformën në drejtësi.

Spartak Ngjela: Nuk është përgjegjësi e kryeministrit, është përgjegjësi e korrupsionit. Çfarë përgjegjësia ka kryeministri, i arreston dot veten dhe këta të PD? Jo, ata këtë kërkojnë.

Kushtet janë në favor të shqiptarëve.

9 kushtet e Merkelit janë eliminimin e kësaj politike, me Ramën dhe të gjithë. Këta rezistojnë. Mendimi më i mirë është mendimi gjerman, që tja çelin negociatat dhe tja vënë ato kushtet. Ajo është më me afekt ndaj shqiptarëve. Ka shumë afekt  te shqiptarët, kur ajo thotë bëni reformën në drejtësi.

Nuk e duan çeljen e negociatave. Këta i kap reforma në drejtësi të gjithë. Kush e ka ndaluar reformën në drejtësi? Ndalimi i reformës është penalizimi i Shqipërisë. Kush e ndalon reformën? Këta.

Rama vërtitet nëpër kallamishte, mendon se do krijojë afekt. Nuk ka afekt. Nuk bëri dot reformën në drejtësi. Kisha mazhorancën, kishe të gjitha të erdhi edhe opozita që ishte me reformën, nuk e bëre. IK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here