Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net ka sulmuar ndërkombëtarët në Tiranë.
Duke bërë krahasimin me Kosovën, Kryemadhi është shprehur se në Prishtinë, ndërkombëtarët nuk folën fare dhe nuk u bënë me njërën palë.
Por sipas Kryemadhit në Tiranë ka ndodhur e kundërta, pasi ndërkombëtarët janë vendosur në krah të qeverisë me të gjitha skandalet e saj.
Por sipas kryetares së LSI-së muajt e fundit edhe ndërkombëtarët kanë ndryshuar qëndrim.
‘U prish cilësia e mallit dhe ndërkombëtarët ndryshuan deklarimet e tyre.
Nuk është problem për holandezët kanabisi, për holandezët është problem heroina dhe kokaina. Po vriten biznesmenët ne dyert e shtëpive’, tha Kryemadhi në SYRI TV.