Këngëtarja Linda Halimi së fundmi është kthyer në Shqipëri për të marrrë pjesë tek ‘Kënga Magjike’.
Kënga e saj titullohet ‘Want my love’, këngë që publiku e pëlqeu shumë që në debutimin e parë të këngëtares.
E së fundmi ajo ka publikuar një video teksa ushtrohet në palestër me këngët e Beyonces.
Por ajo i harron lëvizjet që duhet të bëjë më pas, dhe duke mos dashur t’a mbyllë videon, ajo fillon të kërcejë twerk.
Këtë harresë të vogël nga ana e saj, Linda e ka justifikuar me faktin se e ka shtyrë Beyonce të bëjë këtë veprim.
“Beyonce më shtyu ta bëj”-ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos me shaka.