Detaje të reja janë mësuar nga hetimet për djegien e makinës së kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli.
Mësohet nga burime policore se në vendin e ngjarjes janë vërejtur dy motora që qarkullonin në mënyrë të dyshimtë. Njëri prej motorëve është larguar pak përpara se makina të merrte flakë, ndërsa mjeti tjetër ka qendruar edhe pak çaste më shumë.
Ndërkohë që një person është kapur nga kamerat e sigurisë duke i hedhur makinës Range Rover, në pronësi të bashkisë së Vlorës lëndë djegëse.
Grupi hetimor është duke kqyrur edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar personat.
Makina tip ‘Range Rover’ që përdorej nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shkrumbua nga flakët në lagjen ‘Lef Sallata’ dje dhe si pasojë e flakëve nga zjarri u përfshi edhe një automjet tjetër që ka qenë afër tip ‘Ford’ në pronësi të B.A.
Vetë Leli është shprehur për Report Tv se po përballet me një problem serioz familjar dhe se kjo ngjarje nuk i intereson.