Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet që së shpejti të ulet edhe në karrigen e kryeministrit, tashmë e ka edhe një përkrahës nga bota e showbizit.
Atë si udhëheqës të ekzekutivit të Republikës së Kosovës e dëshiron edhe Vali Corleone.
Corleone sot gjatë ditës ka telefonuar Express, duke thënë se një gjë të tillë për Kurtin e ka thënë edhe më herët.
Ndërkohë ai ka pasur edhe disa fjalë për ata, që i kanë humbur këto zgjedhje. Corleone thotë, se ata duhet që të qëndrojnë në shpi dhe të pinë çaj.
“Këta që kanë humb le të rrinë në shpi, le të rrinë të shpija e le të pinë çaj”, ka shtuar ndër të tjera Corleone.
Zgjedhjet e 6 tetorit i ka fituar Vetëvendosje, LDK ka dalë e dyta, ndërsa e treta ka dalë PDK-ja e Veselit, e cila ka pranuar që të shkojë në opozitë. Haradinaj është mjaftuar me vendin e 4-t.