Papërgjegjshmëria makabre me ilaçet vazhdon…

0
135

Nga Bardh SPAHIA

Dy javë më parë, si qytetar e si mjek ngrita shqetësimin se në Shqipëri nuk ishte ndermarre asnje veprim për tërheqjen nga tregu të barit Ranitidinë, i ndaluar në Europë e në SHBA për shkak se gjatë testit laboratorik, u dallua prania e një papastërtie nitrosamine (NDMA), që klasifikohet si substancë që mund të shkaktojë kancer.

Natyrisht që kjo këmbanë alarmi që aktivizoi vetëm pas denoncimit Ministrinë që shëndetin e qytetarëve e ka të fundit në listën e prioriteteve, ishte rasti për të reflektuar e vepruar edhe për ilacet e tjera që prodhohen në vend e ato që importohen nga jashtë.

Si mjek, i drejtova disa pyetje krejt të thjeshta por thelbësore për shëndetin e cdo qytetari, pyetje të cilat edhe pas dy javësh nuk kanë marrë përgjigje. Sot po i përsëris edhe njëherë si shprehje shqetësimi për këtë papërgjegjshmëri makabre ndaj shëndetit të qytetarëve, të pasigurt për cilësinë e barnave që kjo qeveri lejon në treg.

1- A qarkullojnë në Shqipëri barna me princip aktiv ranitidine, lëndët e para ose ndihmëse të të cilave prodhohen në Indi?

2- A ka kapacitete AKBPM për të kryer testet e nevojshme mbi praninë e papastërtisë nitrosaminë tek barna me princip aktiv ranitidinë?

3- A ka kapacitete AKBPM për të kryer analizën e cilësisë dhe efikasitetit të barnave?

4- A garanton AKBPM barna të sigurta e efikase për popullatën?

5- A është e vërtetë se aktualisht AKBPM nuk kryen asnjë analizë laboratorike për asnjë bar që prodhohet apo importohet në vend?

Zonja ministre, mjaft u bëre qesharake duke prodhuar suksese, që as ti vetë nuk i beson! Kujdesi ndaj shëndetit te qytetarëve është detyrim bazik për postin që mban.

Rasti i Ranitidinës duhet të të alarmojë që të bësh detyrën e të mos luash me jetët e qytetarëve të këtij vendi. Bëj ndonjë ditë pushim nga propaganda e teatri dhe merru seriozisht me këtë cështje. E sigurtë që edhe shëndeti yt do përfitojë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here