Negociatat/ Rama ‘vulos’ dështimin: Nuk jam optimist, ndoshta pas 10 vitesh

0
147

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për Irish Times, ka folur për mundësinë që Europa t’i thojë jo çeljes së negociatave me Shqipërinë, që sipas tij është një problem që lidhet me politikat e brendshme të BE-së.

“A jam optimist? Jo”, tha Rama për The Irish Times, ndërsa ka shtuar më tej: “Nuk ka shumë vend për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme. “

Ndërkohë që Rama ka folur dhe për Reformën në Drejtësi duke thënë se vendi po pastrohet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

“Ne pastruam aq shumë sa gjykata kushtetuese është fshirë praktikisht. Dhe tani ata [BE] thonë: “Mirë, ju pastruat por nuk keni gjykatë kushtetuese”, citohet Rama nga Irish Times.

“Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtar i BE javën tjetër. Ne e dimë që nuk mund ta bëjmë këtë pa një gjykatë kushtetuese. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit. . . e cila mund të vazhdojë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni në 10 vjet “, është shprehur më tej Rama.

Më tej në shkrim theksohet dhe fakti se një pjesë shumë e madhe e qytetarëve shqiptarë e duan integrimin e vendit në BE: Sondazhet tregojnë se shqiptarët janë të etur për anëtarësimin në BE, të cilët shpresojnë se do të rrisin pagën mesatare dhe pensionet. Por shumë nuk mund të rrinë dhe të presin që jeta këtu të përmirësohet. Që nga koha kur Shqipëria rrëzoi komunizmin në 1991, rreth 1.4 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi, kryesisht për Itali dhe Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here