Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjet ka denoncuar aktin e fundit korruptiv të Kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po jep me PPP edhe Butrintin.
Ndërsa publikon mesazhin e qytetarit dixhital, Berisha shkruan mbi një takim të fshehtë të Ramës në Korfuz.
Denoncimi i Berishës
O burra po ikim, po të vjedhim sa më shumë!
Edvin Hajduti po jep edhe Butrintin PPP!
Denoncohet akti i fundit korruptiv i Edvin Hajdutit.
Dhënia me PPP e Butrinit! sb
“Përshëndetje
Një tjetër PPP po përgatitet, por kjo është e pa imagjinueshme, pasi bëhet fjalë për qytetin antik të Butrintit. Atë që nuk e bëri asnjë pushtues, po pergatitet ta bëjë qeveria Rama.
Dhënia me koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit është akti i fundit i shitjes së identitetit dhe vlerave tona Kombëtarë nga kjo Qeveri.
Çdo veprim për ta paraqitur si konsultë publike është mashtrim pasi ky vendim tashmë është marrë dhe në funksion të tij është zhvilluar edhe një takim i fshehtë i Kryeministrit në Korfuz, ku ai ka takuar katër shtetas të huaj që janë pjesë e tryezës për “shitjen” e Butrintit”.