Nga David L. Phillips
Mbështetja me kushte e Këshillit të Evropës për hapjen e negociatave me Shqipërinë është një refuzim ndaj Partisë Socialiste të Edi Ramës. Duke falënderuar kancelaren Merkel për “mbështetjen pa rezerva”, Rama dhe ekspertët e tij të marrëdhënieve me publikun po përpiqen që t’ia ngjyejnë buzët me buzëkuq një derri.
Propaganda e tyre nuk mund maskojë antipatinë e Evropës kundrejt qeverisë anti-demokratike dhe të korruptuar të Ramës. Bundestagu adoptoi një rezolutë më 24 shtator, duke kushtëzuar bisedimet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Që kur presidenti i atëhershëm Sali Berisha finalizoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në 2009, vendi ka pritur që të nisë negociatat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Referuar Bundestagut, ‘pa dialog politik për të zgjidhur krizën politike të Shqipërisë, rruga për te negociatat e anëtarësimit do të pengohet dukshëm’. Reforma elektorale është prioriteti më i lartë.
Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut kërkon kompromis dhe që qeveria shqiptare të tregojë “vullnetin politik” për të vënë në zbatim reforma.
Por problemi aty qëndron. Edi Rama nuk ka interes për kompromis dhe pajtim. Si reagim ndaj armiqësisë së shumicës, deputetët demokratë dorëzuan mandatet dhe dolën nga parlamenti.
Ky veprim bëri të rrjedhë një tjetër ngjarje; opozita bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit.
Formimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese është një tjetër prioritet. Zgjedhjet lokale nuk mund të aprovohen pa autorizimin e një trupe gjykuese kompetente. Deri atëherë, Shqipëria do të qëndrojë në vend-numëro.
Bundestagu kërkon zgjedhje të drejta. Gjithashtu rekomandon hetim për blerjen e votës dhe shkarkimin e gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët nuk e kanë kaluar procesin e vetingut. Mungesa e një sistemi gjyqësor funksional, të pavarur minon sundimin ligjit.
Shqipëria nuk do të rregullojë kurrë problemet e veta endemike me Partinë Socialiste që kontrollon pushtetin dhe kontrollon të gjitha levat e pushtetit.
Zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të drejta janë të nevojshme për të ndaluar Shqipërinë që të shndërrohet në një shtet të dështuar. Dallimet duhet që të zgjidhen në kutinë e votimit.
Protestat e dhunshme publike nuk kanë vend në një demokraci. Duke siguruar disa të drejta, opozita më pas do të drejtojë energjitë e veta drejt fushatës, si diçka e kundërt ndaj protestave në rrugë.
Gjatë vizitës time të fundit në Shqipëri, unë u takova me partitë opozitare për të lehtësuar dialogun për reformën elektorale. Ndërsa rezultati duhet të arrihet nga shqiptarët, ata duhet që të përfitojnë nga ekspertiza ndërkombëtare dhe ndërmjetësimi, duke mbështetur dialogun e udhëhequr nga OSCE-ja për reformën elektorale.
Ndërkohë, Shqipëria është kthyer në një narko-shtet, ku ligji nuk funksionon, ka korrupsion dhe pastrim parash.
Agjencitë ligjzbatuese në SHBA, Itali dhe Holandë, e po ashtu edhe EUROPOL-i, e kanë dokumentuar shtimin e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Shqipëri.
Paratë e drogës mbështesin PS-në, që si kompensim e mbyll një sy për trafikimin. Disa figura në Partinë Socialiste kanë ngritur sipërmarrje të përbashkëta kriminale me kultivuesit e kanabisit në vend, trafikuesit e heroinës në Turqi dhe bosët e trafikimit ë kokainës në Amerikën Latine.
Kriminaliteti lulëzon në errësirë. Një përmbledhje e zbulimeve të agjencive ligjzbatuese duhet që të bëhet publike, përfshirë lidhje të njohura të trafikuesve të drogës dhe zyrtarëve të PS-së.
Bundestagu mbështet ngritjen e SPAK-ut, zyrës së Prokurorisë Speciale të Antikorrupsionit.
Kjo duhet që të përfshijë një grup këshillues të ekspertëve ndërkombëtare të specializuar në masat antikorrupsion dhe me eksperiencë për të luftuar krimin e organizuar.
Demokracia shqiptare nuk mund të presë për zgjedhjet parlamentare deri në verën e 2021-it. Sapo një ligj elektoral të përfundojë, SHBA-ja duhet që të mbështesë zgjedhjet e parakohshme në vend, jo më vonë se tetori i 2020-it.
Politika shqiptare mund të përfitojë nga debati i pavarur për politikat dhe programet. Të gjitha partitë duhet që të zhvillojnë plane veprimi gjithëpërfshirëse për progresin ekonomik dhe social, duke u dhënë votuesve shqiptarë një zgjidhje logjike.
Çështjet e rajonit janë gjithashtu të rëndësishme për kombin shqiptar. Mbështetja e Ramës për ndarjen e Kosovës është e pashpjegueshme. Të gjitha partitë me forcë duhet që ta kundërshtojnë ndryshimin kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do ta destabilizonte rajonin dhe mund të nxiste një konflikt më të gjerë.
Amerikanët nuk kanë miq më të mirë se sa shqiptarët. Duke qenë i përfshirë në zhvillimin demokratik të Shqipërisë për gati 30 vite, jam i shqetësuar nga kursi aktual i vendit. Edi Rama është një prepotent që ka tradhtuar idealet demokratike që frymëzuan revolucionin e Shqipërisë kundër komunizmit.
Vendi urgjentisht ka nevojë për një sistem efektiv shumëpartiak që e forcon qeverisjen e mirë dhe e thellon bashkëpunimin me Perëndimin.
Shkruar për Politiko.al nga David Phillips. Ai është drejtor i Programit për Përforcimin e Paqes dhe të Drejtave, në Institutin e Universitetit të Kolumbias për studimin të Drejtave të Njeriut. Philips pati bashkëpunim të ngushtë me ambasadorin Richard C. Holbrooke dhe shërbeu si këshilltar në departamentin amerikan të shtetit gjatë administratës së Clinton-it, Bush-it dhe Obama-s. Ai është autor i shumë librave, raporteve dhe artikujve për çështjet shqiptare përfshirë “Çlirimi i Kosovës: Diplomaci e hekurt dhe ndërhyrja e SHBA-së