Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho në rrjetin social facebook ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sandë Lleshaj, pas arrestimeve që u bënë ndaj banoreve të “Unazës së Re”. “Ky terror dhe antishtet që po shfaqet sot tek banorët e Unazës së re është fytyra e një regjimi të frikësuar ndaj fjalës së lirë ,ndaj shtetit të së drejtës”, shkruan Xhixho.
Statusi:
Si kërkon të integrojë vendin ky kryeministër që dhunon të drejtën themelore të qytetarëve për të protestuar?
Ky terror dhe antishtet që po shfaqet sot tek banorët e Unazës së re është fytyra e një regjimi të frikësuar ndaj fjalës së lirë ,ndaj shtetit të së drejtës.
Proçedohen dhe shoqërohen në mënyrë të dhunshme protestues që mbrojnë pronën e tyre nga korrupsioni qeveritar ,ndërkohë që prokuroria nuk kryen asnjë veprim proçedurial ndaj mega aferës së unazës së re ku vidhen 40 milion euro.
Z.Lleshaj nuk po e mbajnë këta banorë peng as qytetin as vendin ,por jeni ju që e keni marr peng me krimin e organizuar dhe bandat me të cilat keni vendosur ta drejtoni.
Rezistenca do të vazhdojë e pamposhtur me mbështetjen e gjithë qytetarëve që kanë vendosur të jetojnë të lirë si qytetarë europianë në Shqipëri e jo si skllever të një regjimi dikatatorial.