Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se vetmja zgjidhje për krizën politike në vend janë zgjedhjet.
E ftuar në “Real Story”, në “Neës24”, Kryemadhi tha se njerëzit janë lodhur me fjalime politike dhe se duan një zgjidhje për familjet e tyre.
“Debat shterpë, të gjithë qytetarët janë lodhur tashmë nga politika, njerëzit duan një zgjidhje për familjet e tyre. E vetmja mënyrë për të kaluar nga ky ngërç janë zgjedhjet, pavarësisht se numrat nuk e favorizojnë atë.
Në këto votime të 30 qershorin, Ramën nuk e dëmtoi mospjesëmarrja e opozitës, por raporti i OSBE/ODIHR. Edh ene duhet të dalim nga ky rreth vicioz që merremi me të, ne duhet të fokusohemi tek plani ekonomik. Ajo që më shqetëson është paketa anti-krizë që është duke u përgatitur që duhet të jetë një paketë ant-ikrizë kombëtare. Opozita në ftesën e konferencës që ishte nga OSBE, paraqiti 5 pika të qarta
Nuk duhet të merremi shumë me të, ne duhet të mendojmë të gjithë të gjejmë një rrugë zgjidhje, sepse nëse Maqedonia vijon më vete, dhe ne ndahemi nga Maqedonia, do të ishte një ndër problemet më të mëdha pastaj”, tha Kryemadhi.