Nga Dritan Kaba:
NUK E MERITOJMË, JO NUK NA PRANOJNË!
Jo se nuk na i hapin negociatat, por Shqipëria dhe qeveria e Rilindjes nuk e meriton hapjen e negociatave.
A mund të fusim në shtëpi një bandit, një kriminel, një drogaxhi, një njeri që merret e bën plane kundër teje me armiqtë e tu.
A mund të fusim në shtëpi një belaxhi, mashtrues, një njeri që të gënjen e nuk e mban fjalën për asgjë?
A mund të fusim dot në shtëpi një njeri që po shkatërron çdo gjë në shtëpinë e tij, po e vjedh atë çdo ditë?
A mund të fusim dot në shtëpi një legen, halldup, që mbyt anëtarët e tjerë të shtëpisë me gaz helmues, me burgje, me dhunë sistematike, që nxjerr nga shtëpia njerëzit e tij edhe i lë mes katër rrugëve?
A fusim dot në shtëpi një njeri që shkatërron ata që punojnë, dhe prodhimet e tyre?
A fusim dot në shtëpi një njeri, që kur është hall vendos goret e lagjes të përgojnë kë ka ai inat?
Jo ky lloj njeriu nuk mund të hyjë në shtëpinë e askujt. Askush nuk e do pjesëtar të familjes së tij, këtë mizerabël njeri.
Kështu na ka zënë edhe ne, me Edi Ramën dhe Rilindjen!
Ky ishte një krahasim i thjeshtë, pa hyrë në detaje. Nëse qeveritë evropiane do të kishin një informacion pa zbukurime për atë që ndodh realisht në Shqipëri, atëherë as ne ëndërr nuk do na hapeshin negociatat.