Cakaj “tradhëton” Ramën: Kemi pak shpresë për negociatat!!!

0
157

Ministri  në detyrë në Ministrinë e Jashtme, Gent Cakaj, duket se ka dalë për të shuar shpresat e shqiptarëve të cilët presin për hapjen e negociatave me BE-në.

Në intervistën e tij në Real Story, Cakaj tha qartë se ka një shpresë të vogël për hapjen e negociatave, që edhe nëse bëhen, ato do të jenë të kushtezuara.

Nuk është përgjigje përfundimtare negative. Unë nuk bëj demagogji për qeverinë. Franca tha se s’ka zgjerim as negociata pa reformë të BE-së. Kancelarja ende nuk ka hequr dorë për të bindur Macron për të hapur paralelisht negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ekziston një shpresë e vogël për një hapje të kushtezuar e cila është kërkesë e Francës.

Ne duhet të jemi realist, që procesi nuk i takon Shqipërisë, as ‘Ballkanit Perendimor‘ tha Cakaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here