Marsida Qatja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Kavajës, lidhur me akuzën e përshtatje të ambienteve për përdorim të drogës, pas ngjarjes së ndodhur në Kavajë pak ditë më parë.
Ndërkohë, sipas nenit 285/a, ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, mjeteve motorike dhe të çdo mjeti tjetër publik ose privat për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike ose psikotrope, dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Ngjarja e rëndë në Kavajë ndodhi 6 ditë më parë, ku humbi jetën një person dhe një tjetër mbeti i plagosur. Ndërkohë, Marsida Qatja, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, është marrë disa herë në pyetje në prokurori.
30-vjeçarja, ka pohuar se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj, Xhuljo.