Mesazhi që na vjen nga moshapja e negociatave

0
117
Nga Red Varaku 

Të presësh hapjen e negociatave me Perëndimin,  kur ti vetë je kapur në përgjime zyrtare duke drejtuar piramidën e vjedhjes së votave , tregon jo vetëm naivitet , por edhe idiotësi të thellë.

Me Perëndimin apo me Lindjen, me Europën apo me Azinë, me demokracinë apo me autokratizmin, kjo ka qenë gjithmonë dilema e madhe e shqiptarëve. Por, jo me  Ramën , sepse ai e ka kthyer me kohë timonin drejt lindjes dhe autokratizmit.

Shqipëria e mori rrugën drejt lindjes që në momentin kur Rama vendosi të bashkëpunonte me krimin e organizuar dhe të instalonte një aparat të vjedhjes dhe blerjes së votës duke asgjësuar kështu të gjitha mekanizmat që mbajnë në këmbë demokracinë, ndër më skandalozet qëndron lufta e tij për të asgjësuar Opozitën nëpërmjet krijimit të një opozite nga vetë pushteti.

Demokracia nënkupton shtet me pushtete të ndara, me gjykata të pavarura nga kryeministri dhe qeveria, me President Republike që balancon pushtetin e Kryeministrit, media që nuk përballen përditë me ndëshkimin kryeministror.

Në të gjithë këto rrafshe dhe raporte, Rama ka zgjedhur dhe po zbaton modelin putinian, por aspak modelin europian. Vallë është një rastësi që po nxitet këto kohë edhe zgjerimi i bashkëpunimit  ekonomik deri dhe  strategjik me shtete që janë drejtëpërdrejtë nën urdhërat e Moskës?

Ndërkaq, vetë Rama është mishërimi i dhunimit të rotacionit demokratik në PS para së gjithash dhe pastaj në shtet. Ka mbi 22 vjet në politikë, ndër to 14 vjet në krye të partisë dhe të politikës dhe është kapur pas pushtetit me thonjtë e tij të pisët dhe nuk nuk ka ndërmend të ikë.

Këmbëngulja histerike e tij për të qenë pafundësisht në krye është jo vetëm patologjike, por është kthyer në rrezik për demokracinë shqiptare, sepse po rezulton në një kosto shumë të rëndë për popullin shqiptar.

Por, nëse do të arrijë që edhe këtë herë ta ndajë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa kur Europa po bën përpjekje maksimale për të na mbajtur, largimi i tij nuk varet më nga Europa, por varet mbi të gjitha nga qëndrimi i vetë shumicës së shqiptarëve.

Nëse dështojmë edhe kësaj radhe, atëherë ka ardhur momenti që shqiptarët të provojnë nëse e kanë patur seriozisht dhe me gjithë zemër kur përmbysën regjimin komunist me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Vetëm një reagim i madh dhe i vendosur i shqiptarëve për largimin e tij, menjëherë pas refuzimit, do të përcaktojë edhe një ndërhyrje radikale ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here