Jam i vetmi mes 4 banesave të legalizuara, që ma shembën shtëpinë. Familjarët e përlotur…

0
141

Dy nga tre banesat e planifikuara për t’u shembur sot nga IKMT në Shkozë tani janë kthyer në rrënoja. E treta sapo ka nisur. Familjarët e dëshpëruar janë ulur mbi gurët e thyer të përlotur.

Njeri nga kryefamiljarët, burri majtas në foto, denoncoi para medias korrupsionin, padrejtësitë dhe abuzimet e ALUIZNI-it të drejtuar nga Artan Lame në këtë zonë.

“Unë jam i vetmi mes katër shtëpive të legalizuara që u shembën, – tha burri i moshuar dhe tregoi me dorë. – Artan Lame ma ka borxh sot e 100 vjet këtë….

Se jam përpjekur për dokumentet dhe në gjyqe…Kurrë s’më kanë dhënë një letër për të thënë që këtu kalon një projekt…Kjo shtëpi ka 6 vite që është bërë, është futur në proces legalizimi. Rama e Veliaj e ndryshuan projektin, na e kaluan në mes të shtëpive vetëm për të ma shembur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here