Edi Rama ka paditur për shpifje aktivisten e të Drejtave të Njeriut, Sevim Arbanën.
Kjo padi, bazohet në deklaratën e bërë nga Arbana në janar të vitit 2019 në emisionin “A Show” të gazetarit Adi Krasta, ku tha se kreu i qeverisë kishte pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, periudhë që përkon me zgjedhjet parlamentare që shënuan ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste.
Mësohet se në padinë e tij, kryeministri kërkon 10 milionë lekë dëmshpërblim për shpifje.
‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”,- tha Arbana gjatë diskutimit.
Moderatori Krasta këmbënguli dhe e pyet: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?
Arbana: Jo, live
Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest
Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj dhe tek…tek Sheratoni ka qenë, qershor 2013
Krasta: E mblodhi ajo zonja mendjen?
Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve.